Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha uron për detyrën e re ambasadorin polak në Tiranë
English

Kryeministri Berisha uron për detyrën e re ambasadorin polak në Tiranë

Kryeministri Berisha prit dje në një takim, ambasadorin e ri të Polonisë, zotin Marek Jeziorski, me rastin e nisjes së misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe ripohoi angazhimin e qeverisë shqiptare per konsolidimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tyre, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, ne veçanti atë ne fushën ekonomike, shkëmbimet tregtare, të turizmit, investimeve të ndërsjella, etj.

Kryeministri vlerësoi mbështetjen e jashtëzakonshme që Polonia i ka ofruar Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, si për anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe tashmë në lidhje me hapat e mëtejshme për realizimin e projektit të saj madhor, integrimit të vendit në BE.

Nga ana e tij, Ambasadori polak, pasi e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen, e ngrohte e miqesore i ripohoi atij vendosmerine e Polonise për të vijuar mbeshtetjen e fuqishme ndaj Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, në të gjitha përpjekjet e saj për integrimin sa më të shpejtë në BE, si edhe në hapat e mëtejshëm të këtij projekti madhor, siç është statusi i vendit kandidat.

Ambasadori shprehu vlerësimet më të larta për arritjet e shënuara nga Shqipëria në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomike, të turizmit, arsimit etj, si dhe për të gjitha rritjet historike në fushën e integrimit dhe e informoi Kryeministrin Berisha se për arsye të klimës se favorshme dhe reformave te suksesshme që qeveria shqiptare ka realizuar gjatë kësaj periudhe, konstatohet me kënaqësi një rritje e ndjeshme e interesit te investitorëve polakë për investime në Shqipëri.

Gjithashtu, zoti Jeziorski i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit polak zotit Bronisłaë Komorowski dhe Kryeministrit polak, zotit Donald Tusk. Duke falënderuar, kryeministri Berisha përcolli edhe ai, nëpërmjet ambasadorit polak, përshëndetjet më të përzemërta për këto personalitete.

Më tej në takim, kryeministri Berisha e njohu zotin Jeziorski me arritjet e disa prej reformave në fushat më të rëndësishme si dhe me prioritetet dhe objektivat e qeverisë shqiptare në të ardhmen.

KOMENTE