Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenca e KiE-së, kalon sot nga Shqipëria te Andorra
English

Presidenca e KiE-së, kalon sot nga Shqipëria te Andorra

Sot Shqipëria e mbyll mandatin e saj si presidente e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke ja kaluar këtë detyrë tepër të rëndësishme vendit në radhë Andora.

Me këtë rast do të zhvillohet në Tiranë konferenca e nivelit të lartë, me temë: “Diversiteti në Evropë – një forcë për të ardhmen” që është edhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE-së.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.
I ftuar special do të jetë përfaqësuesi i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Jorge Sampaio, znj. Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, znj. Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.

Në seancën e hapjes, pjesëmarrësit në Konferencë do të përshëndeten edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit.

Në përfundim të Konferencës, do të zhvillohet edhe ceremonia e transferimit të Kryesive të KiE-së, nga Shqipëria tek Andorra. Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Panariti, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së do të mbajë një raport mbi arritjet kryesore të Presidencës shqiptare, ndërsa

Ministri i Jashtëm i Andorrës, Gilbert Saboya Sunyé, do të prezantojë prioritetet e Presidencës andorrene. Me këtë rast, Ministri Panariti do të dorëzojë në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE-së.

KOMENTE