Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca “Europa Juglindore-2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes”
English

Konferenca “Europa Juglindore-2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes”

Komiteti i Investimeve të Evropës Juglindore organizoi sot në Tiranë, Konferencën Ministeriale “Europa Juglindore- 2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes”, gjatë së cilës Ministrat e Ekonomisë së Ballkanit Perëndimor miratuan 11 objektiva për rritjen e zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon deri në vitin 2020.

Zv.Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto tha në fjalën e tij se gjatë këtij viti që Shqipëria ka bashkë-kryesuar Komitetin e Investimeve, ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e zhvillimit të përbashkët të rajonit, ndërsa theksoi se këto vende duhet të fokusohen në të ardhmen e përbashkët europiane të tyre e të punojnë së bashku për të.

Integrimi ekonomik dhe bashkëpunimi ynë rajonal, tha kreu i METE, do të na ndihmojë të arrijmë suksesin e integrimit në Europë, pasi rajoni ka një rrugë të qartë për zhvillimin ekonomik.

Synimet kryesore, të formuluara për fushat prioritare, tha ai, të kenë si objektiv përfundimtar që të gjithë anëtarët e SEEIC të jenë më konkurrues, të garantojnë rritje ekonomike e punësim, tu shërbejnë më mirë qytetarëve të tyre dhe t’i afrojë më pranë anëtarësimit në BE.

“Objektivat e Europës Juglindore 2020 që ne miratojmë sot do të na çojnë në drejtimin e duhur. Ne parashikojmë që përpjekjet tona drejt zhvillimit, në mënyrë efektive do të adresojnë prioritetet e zhvillimit ekonomik e social të rajonit, me objektivin përfundimtar që vendet e rajonit tonë të anëtarësohen në Bashkimin Europian”- u shpreh ministri Haxhinasto.

Konferenca Ministeriale u organizua nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal të Kompaktit të Investimeve të Evropës Juglindore (RCC SEEIC) dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të cilët janë bashkë drejtues të SEEIC.

SEEIC u themelua në vitin 2007, bazuar në vendimin e anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe të vendeve të Europës Juglindore për të krijuar një vendim-marrje të nivelit të lartë dhe organizëm koordinues për të mbështetur reformën dhe zbatimin e politikave për nxitjen e investimeve të huaja dhe vendase në Evropën Juglindore. SEEIC përfshin Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

KOMENTE