Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti falenderon Andorrën për mbështetjen e kandidaturës shqiptare në ECOSOC
English

Panariti falenderon Andorrën për mbështetjen e kandidaturës shqiptare në ECOSOC

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, priti në një takim të veçantë homologun nga Principata e Andorrës, z. Gilbert Saboya Sunyé.

Z. Sunyé ndodhet në Shqipëri në kuadrin e Konferences së nivelit të lartë “Diversiteti në Evropë: Forcë për të ardhmen”. Në përfundim të Konferencës Andorra do të marrë kryesinë e Këshillit të Evropës për 6-mujorin e ardhshëm.

Gjatë takimit, ministri Panariti vuri në dukje se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira. Pala shqiptare është e angazhuar për t’i thelluar ato nëpërmjet shpeshtimit të kontakteve dypalëshe dhe forcimit të bazës ligjore, duke nënshkruar marrëveshje mbi mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve, mbi bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, si dhe një memorandum bashkëpunimi në fushën e mjedisit. Projektet e këtyre marrëveshjeve i janë paraqitur tashmë Principatës së Andorrës.

Në vijim, Ministri Panariti falenderoi homologun e tij për mbështetjen që Andorra i dha kandidaturës shqiptare në ECOSOC dhe, në mënyrë të veçantë, për njohjen e Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij Ministri Sunyé shprehu gatishmërinë për intensifikimin e lidhjeve. Ai tha se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit do të nënshkruhet së shpejti, ndërsa marrëveshjet e tjera janë në fazë shqyrtimi. Ai shtoi se vendi i tij është i gatshëm të presë delegacione ekspertësh shqiptarë për të ndarë eksperiencën në fushën e turizmit, të ndërtimit të rrugëve malore, të ruajtjes së mjedisit etj.

Duke përfunduar, ministri Sunyé falenderoi për mikpritjen dhe shprehu angazhimin e tij që kryesimi i KiE-s nga Andorra të jetë po aq i suksesshëm sa kryesimi shqiptar.

KOMENTE