Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari demokrat Mark Gjonaj, fiton zgjedhjet në Asamblenë e Nju Jorkut
English

Shqiptari demokrat Mark Gjonaj, fiton zgjedhjet në Asamblenë e Nju Jorkut

Në zgjedhjet amerikane të këtij viti, 6 nëntor 2012 një gëzim dhe një krenari erdhi edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Për herë të parë në Asamblenë e New York-ut, zgjidhet përfaqësues një shqiptar.
përkrahësit e tij në distriktin 80-të në Bronx të Nju Jork-ut.

Mark Gjonaj, 43-vjeçar, babai i dy fëmijëve, i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, ka festuar me mbështetësit e tij në distriktin 80-të në Bronx të Nju Jork-ut, ku njëkohësisht ka përcjellë mesazhin:

"“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të Nju Jork-ut bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje, dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë më të mirë, duke ulur mbipopullimin”.

Gjonaj si demokrat ka fituar bindshëm dhe i sigurt me rezultatin 78,9 ndaj kandidatit republikan në distriktin e 80-të që përfshin Morris Park, Pelham Parkway, Van Nest, Pelham Bay, Pelham Gardens, Norwood, Allerton dhe Van Cortlandt Village.

Gjonaj u lind në Arthur Avenue në zonën e Fordham Bronx nga prindër emigrantë shqiptarë. Pas 10 vjet atje, familja e tij u zhvendos në zonën e Pelham Parkway. Nëna e tij punoi si një kujdestare në Spitalin Jacobi dhe babai i tij ka punuar si inspektor ndërtimi.
"Unë flisja shqip para se të flisja anglisht", tha Gjonaj. "Traditat e mikpritjes dhe respektin ishin prioritare në rritjen time" është shprehur Gjonaj.
Gjonaj ka patur dhe mbështetjen e shumë shqiptarëve të cilët e kanë mbështetur moralisht por dhe financiarisht pasi e meritonte, shprehen bashkëkombasit e tij.

Shqiptarët në Nju Jork festuan edhe për fitoren e lobistit të mirënjohur Eliot Engell. Edhe ai si një kandidat i demokratëve shënoi fitore bindëse me 77, 5 për qind të votave, kundrejt kandidatit tjetër McLaughin që fitoi 21,4 për qind të votave.

KOMENTE