Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
6 vjeçarja detyrohet të martohet për të shuar grindjet mes dy familjeve
English

6 vjeçarja detyrohet të martohet për të shuar grindjet mes dy familjeve

Policia në Luginën Swat në Pakistan ka arrestuar tre anëtarë të një asambleje fisnore të quajtur "jirga" e cila dyshohet se ka urdhëruar që një vajzë 6-vjeçare të martohet për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis familjeve rivale.

Radio Mashaal në Pakistan, raporton se një gjykatë në qytetin e Saidu Sharif ka përjashtuar vendimin e jirga-s si të paligjshëm.

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e - tre anëtarëve jirga, plus djalin i cili qe gati të martohej, si dhe babain e tij.

Prindërit e 6-vjeçares Bibi Roza apeluan në gjykatë, pas vendimit të jirga-s në fshatin Ashari.

"Swara," quhet praktika apo proçedura e shkëmbimit të grave dhe vajzave për të zgjidhur grindjet, është e zakonshme në Suat dhe rajone të tjera fisnore të Pakistanit, por shkëmbimet përfshijnë vajzat e reja por vajzat e moshës 6 vjeç janë konsideruar jashtëzakonisht të rralla.

KOMENTE