Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autostrada Tiranë-Elbasan pritet të hapet në fund të pranverës së 2013-ës
English

Autostrada Tiranë-Elbasan pritet të hapet në fund të pranverës së 2013-ës

Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan po progresojnë me një ritëm që është tërësisht në përputhje me kalendarin e përcaktuar nga Ministria e Punëve Publike gjë që bën të mundur që në fundin e pranverës së vitit të ardhshëm, kjovepër të hapet për trafikun.

Informacionin mbi ecurinë e punimeve e konfirmoi ministri Sokol Olldashi, në një inspektim që i bëri sot punimeve në kantierin ku po ndërtohet vepra më e rëndësishme e infrastrukturës në vend.

"Punimet në rrugë vazhdojnë me një ritëm shumë të mirë, vazhdon të punohet me dy turne në 24 orë pothuajse në të gjitha frontet e autostradës Tiranë-Elbasan , sigurisht në ato pika që janë më kritike për të arritur kalendarin e punimeve që ne kemi parashikuar, hapjen e rrugës në fundin e pranëverës të vitit të ardhshëm.)

Ministria e Transporteve është vecanërisht optimiste për arësyese sipas tyre, veprat e medha të artit, që janë edhe pika më kritike e projektit, janë duke ecur sipas programit.
Pas meje është një ndër veprat më të rëndësishme të kësaj rrugë, është ura në dalje të tuneli tnë drejtim të Elbasanit, një urë e një modeli të vecantë, për herë të parë ndërtohet një urë e tipit kantilivër në Shqipëri. Është një urë e lartë 60 m, në një terren të vështirë por që pogreson me një ritëm shumë të mirë.
Si përfundim do doja të thoja qe vazhdojmë të jemi optimist që kalendari do të respektohet në të gjitha detajet e parashikuara deri tani dhe që ne do të arrjimë atë që kemi objektiv kryesor, që rruga në fund të pranverës të hapet dhe të jetë e përshkrueshme në të gjithë gjatësinë e saj nga Tirana deri në Elbasan duke I dhënë formë kështu njërës nga veprave më madhore të infrastrukturës së vendit, autostradës Tiranë–Elbasan, fillesës së Korridorit 8, por edhe njërit prej segmenteve më të rëndësishme për të lidhur qendrën, kryeqytetin e vendit me të gjithë pjesën Qëndrore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Punimet në autostradë vazhdojnë më ritëm të lartë në të tre lotet e rrugës. Në dy segmentet përpara dhe pas tunelit, në drejtim të Tiranës dhe Elbasanit, volumi i punimeve të realizuara ka arritur përkatësisht në 32 dhe 33 përqind, ndërkohë që në tunel po vazhdohet me shtresën e brendshme të betonit, me ritëm prej 50 m ditë, paralelisht me instalimet e sistemeve të ndricimit."
1484

KOMENTE