English

Djali 24 vjeçar kërkon të "lindë" fëmijë

Një djalë 24-vjeçar, punëtor supermarketi është duke u përgatitur për një betejë ligjore, pasi kërkon të bëhet prind pa u martuar.

Kyle Casson, nga Doncaster, i cili është homoseksual, thotë se ai ka menduar në lidhje me të paturit e një fëmijë për disa vjet, por vetëm tani ai ndjehet i pjekur dhe i sigurt nga ana financiare për ta bërë këtë gjë.
Ai dëshiron të bëjë atë para moshës 30 vjeç, në vend që të presë për një partner, i cili dhe nuk mund të gjendet kurrë.

Në Britani deri tani ligji nuk e lejon që një fëmijë të lindet, nga një prind i vetëm. Nada avokati i tij shpjegon se asgjë nuk dihet përsa i përket anës ligjore, por dihet që do të jetë një betejë e gjatë dhe e vështirë.

24 vjeçari tregon se ka gjetur një klinikë fertiliteti dhe një donatore veze e cila do të mbajë fëmijën e tij, që do të krijohet nga sperma e tij, dhe pas lindjes ai kërkon që fëmija të jetë nën emrin e tij. Kjo duket shumë e vështirë por ai është i bindur se do t'ia dalë betejës ligjore, pasi është në gjendje financiarisht si dhe ka një familje të mirë për ta mbështetur në rritjen e fëmijës.

Ai ka insistuar se është një homoseksual jo i fshehur dhe nuk mund të presë deri atëherë sa të gjejë partnerin e tij për lidhje serioze.

KOMENTE