English

“Medalje e Artë e Shqiponjës”,për 46 ushtarakët e huaj të Kommonwelthit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi sot me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, (pas vdekjes) 46 ushtarakët e huaj të Kommonwelthit të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoninë solemne të mbajtur në Ditën e Kujtimit (Remembrance Day), pranë Memorialit të Ushtarakëve të Kommonwelthit, merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, Ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, z. Genc Pollo, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Cannon, përfaqësues të Trupit Diplomatik, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, përfaqësues të institucioneve të pavarura.

Presidenti i Republikës akordoi “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, me motivacionin:

“Në mirënjohje të aktit të tyre sublim, të sakrifikimit të jetës në emër të lirisë dhe të paqes së popujve gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

1. Herbert Aveyard
2. James Sidney Bain
3. The Rev. Gareth Bernard Banting
4. Alexander Barr
5. George Newcombe Brooks
6. Francis Cecil Rudolph Burlefinger
7. Harold Victor Button
8. Alfred Careless
9. John Casey
10. Eric Borlase Childs
11. Alfred John Douglas Clarke
12. James Albert Coyle
13. Richard Nigel Cullen
14. James Leo Devine
15. John George Douglas
16. Wilfred Ellam
17. George Gardner
18. Harold Gee
19. William Jenkin Hiles
20. Gordon Edward Layzell
21. Michael Stuart Macpherson
22. Leake Stephen Philip Martin
23. Jack Ernest Moores
24. Victor John Morgan
25. Denis Charles Murrell
26. Stanley Newman
27. Arthur Frederick Crane Nicholls
28. George Alexander Parsons
29. Roland Pincher
30. Dennis Hilton Potter
31. George Stephen Pratt
32. Sidney George Roberts
33. David William Rockingham
34. James Valentine Salt
35. Alan Macdonald Sennett
36. William James St. Ange
37. Ronald Edwin Stanley
38. John George Stewart
39. Donald Stott
40. Norman Swanney
41. Edward Drake Steele Tennant
42. William Tubberdy
43. Desmond Maurice Turner
44. Peter Victor Waddell
45. Peter Beckwith Whithehouse
46. Harold Williams

KOMENTE