Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti-Bonino në “Diversiteti në Evropë: një Forcë për të ardhmen”
English

Panariti-Bonino në “Diversiteti në Evropë: një Forcë për të ardhmen”

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi një takim me Zëvendëspresidenten e Senatit Italian, znj. Emma Bonino, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Konferensës “Diversiteti në Evropë: një Forcë për të ardhmen”.

Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë. Ai e falënderoi palën italiane për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të projektit TAP, duke theksuar rëndësinë që palët të vazhdojnë të punojnë për të bërë të mundur finalizimin e tij.

Z. Panariti vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar që jeton në Itali, i cili përbën një urë të fortë lidhëse dhe të miqësisë midis dy vendeve. Ai, gjithashtu, e falënderoi palën italiane për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Znj. Bonino vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe e siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e pandërprerë të Italisë për Shqipërinë lidhur me proceset integruese drejt BE-së. Ajo evidentoi progresin që ka arritur Shqipëria në këtë drejtim, si dhe kërkoi që të gjitha palët të angazhohen për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

KOMENTE