English

Biznesi shqiptar, në rrjetin evropian, një mundësi për njohjen e hapësirave të tregut

Kryeministri Berisha mori pjesë sot, në takimin e zhvilluar për prezantimin e Rrjetit Europian te Ndërmarrjeve (Europe Enterprise Network - EEN), anëtare e së cilit është tashmë edhe Shqipëria.

Ky rrjet, më i madhi në botë i shtrirë në mbi 51 shtete, përbëhet nga 600 organizata të BE dhe ka si qëllim të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të shfrytëzojnë në maksimum mundësitë e biznesit brenda Bashkimit Europian. EEN ndihmon kompanitë te përmirësohen dhe te inovojnë, duke bere partneritete, shkëmbim informacioni, këshillim dhe ekspertize. Ky rrjet asiston kompanitë e vogla dhe te mesme ne gjetjen e partnereve te duhur dhe synon zhvillimin e sipërmarrjes nëpërmjet implementimit te inovacionit. EEN i mundëson kompanive te kenë akses ne zgjidhje konkrete dhe efektive drejt nevojave te tyre te biznesit me këdo partner qe kontaktojnë. Database qe përmban rrjeti ka mbi 7000 profile kompanish, ku secili biznesmen shqiptar mund te gjeje një partner te mire potencial per biznesin e tij.

Në muajin prill, Shqipëria është pranuar si anëtare e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve e përfaqësuar nga një bashkim i 4 institucioneve: AIDA, Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), Unioni i Dhomave të Tregtisë (UCCIAL), Rrjeti i Agjencive të Zhvillimit Rajonal (ARZH).

Kryeministri Berisha e vlerësoi anëtarësimin e biznesit shqiptar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rrjetin evropian, si një arritje frymëzuese dhe shumë të rëndësishme, si edhe një mundësi e njohjes së hapësirave të reja të tregut, për të patur një bashkëpunim të frytshëm me sipërmarrjet e vendeve anëtare të BE dhe sipërmarrjet anëtare të këtij rrjeti.

Kryeministri siguroi se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e biznesit, me besimin se rruga me e sigurtë për Shqipërinë për të përballuar me sukses pasojat e kësaj krize, është mbështetja e fuqishme e biznesit dhe konsolidimi i rregullave më të mira që garantojnë dhe konsolidojnë lirinë e tregut.

Kryeministri ftoi biznesin për të vazhduar dialogun konstant, me qëllim zgjerimin e lirisë së tregut, lehtësimin e mëtejshëm të kushteve së veprimtarisë së sipërmarrjes private në tërësi, dhe në mënyrë të veçantë të sipërmarrjes së vogël dhe të mesme. Duke u shprehur për to, kryeministri tha se “jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme mbeten gjeneratori kryesor i vendeve të punës.”

KOMENTE