English

Dita e nesërme, afati i fundit për votimin e 3 ligjeve, në të kundërt nuk ka status

"Dita e nesërme përbën afatin e fundit për votimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Evropian, si kushti kryesor për përfitimin e statusit të vendit kandidat."

Kështu u shpreh Kryeministri Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Duke ritheksuar se votimi i këtyre ligjeve përbën një interes jetik për çdo qytetar shqiptar dhe për vendin në tërësi, kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e mazhorancës për të dialoguar me opozitën në çdo kohë dhe në çdo nivel, për të diskutuar së bashku mbi rekomandimet, vërejtjet apo sugjerimet që ata mund të kenë lidhur me këto ligje. Por kryeministri theksoi se këto diskutime nuk mund të bëhen për vendimet e gjykatave, për të cilat janë institucionet përkatëse që zbatimit të ligjit.

Kryeministri u shpreh se mosvotimi i këtyre ligjeve është figura më negative që Shqipëria mund të bëjë në Evropë. “E vërteta është, që nuk ka figurë, nuk ka përshtypje më negative, se sa kur thuhet se opozita nuk voton tre ligjet e integrimit, ligje të kërkuara me listë nga Komisioni Evropian.” Duke iu referuar çështjes së Fierit, Kryeministri Berisha tha se interesi jetik dhe kombëtar i qytetarëve shqiptarë, i cili në këtë rast është përfitimi i statusit të vendit kandidat, nuk mund të jetë i lidhur kurrë me çështje të kësaj natyre.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi: "Këto ligje siç e dinë të gjithë shqiptarë kanë dy muaj që janë në parlament dhe që për fatin më të keq zoti Rama nuk lejon deputetët e tij të votojë duke i lidhur me këtë interes madhor kombëtar, këtë interes jetik të çdo qytetari shqiptar, me një çështje që në mënyrë absolute nuk ka asnjë lidhje me to dhe nuk jam vetëm unë që deklaroj një gjë të tillë, por zotit Rama këtë qëndrim ia kanë shprehur që të gjithë bashkëbiseduesit me të cilët ai ka ngritur çështjen e Fierit.
Nuk mund të lidhet çështja e statusit të këshilltarëve të qarkut , me interesin kombëtar të votimit të
ligjit për Gjykatën e Lartë në parlamentin e vendit, të votimit të Rregullores së Parlamentit të amenduar, ashtu siç zoti Rama e pranoi pas ndërmjetësimit dhe të votimit të ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil."

KOMENTE