Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku do të shkojnë 81 milionë eurot dhënë nga BE-ja
English

Ku do të shkojnë 81 milionë eurot dhënë nga BE-ja

Janë 81 milionë euro nga ndihma që Bashkimi Evropian akordon për Shqipërinë në kuadër të vendeve që janë atashuar për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA) për 2012-ën. Ky financim është i përvitshëm. Sipas BE, komisionerit Stefan Fule, Shqipëria do të përfitojë 81 milionë euro plus 15 milionë euro të cilat do të investohen nga qeveria shqiptare dhe do të shkojnë të gjitha për reformat më kyçe që vendi duhet të përmbushë në kuadër të aplikimit për anëtarësim në BE.

Zëvendës. ministrja e Integrimit, Grida Duma, thotë se kjo mbështetje do të cojë përpara reformën në admisnitratën publike , do të përmirësojë infrastrukturën e transportit, të furnizimit me ujë dhe atë sanitare të Shqipërisë si dhe do të krijojë një sërë shërbimesh për përfshirjen sociale.

Marrëveshja kontraktuale mes Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare do të nënshkruhet në muajin dhjetor.
Duke iu referuar situatës me statusin e kandidatit, znj. Duma thotë se edhe nëse nuk merret statusi final në muajin dhjetor, kjo nuk do të ndikojë në projektet e BE për Shqipërinë.

Që nga 2007, vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian kanë përfituar nga fonde të fokusuara nga Bashkimi Europian dhe mbështetje nga një kanal i vetëm, Instrumenti I Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA). Shuma totale e ndihmës së para-anëtarësimit për periudhën 2007-2013 është 11.5 miliardë euro.

KOMENTE