Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vladimir Putin zgjeron ligjin për tradhëtinë
English

Vladimir Putin zgjeron ligjin për tradhëtinë

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që zgjeron përkufizimin e tradhtisë ndaj Rusisë dhe mund të vërë praktikisht çdo rus i cili ka kontakte me të huajt të rrezikshëm.
Kritikët thonë se i jep qeverisë autoritet më të gjërë të cilësojë dikë tradhëtar.

Ligji hyri në efekt dje – megjithë premtimin e tij se do ta rishikonte ligjin ditën e hënë.

Legjislacioni i mëparshëm e cilësonte tradhëti të lartë, spiunazhin apo ndihmën ndaj një shteti tjetër duke dëmtuar sigurinë e Rusisë. Ligji i ri do të zbatohet gjithashtu për qytetarët rus që punojnë për organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e zbulimit.

Dënimi maksimal për këdo që gjendet fajtor për tradhëti vazhdon të jetë 20 vjet.

Një ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese tha në një takim të këshillit presidencial të së drejtës të hënën se ligji i ri është aq i gjerë sa që nuk kërkon që autoritetet të provojnë se të dyshuarit kanë dëmtuar sigurinë shtetërore.

Grupet e të drejtave, duke përfshirë edhe Human Rights Watch, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton kanë shprehur shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të ligjit të propozuar.

Zëdhënësi, Dimitri Peskov u tha agjencive ruse të lajmeve të mërkurën se Putin do të jetë i gatshëm për të shqyrtuar ligjin për tradhti, nëse zbatimi i tij zbulon "disa probleme apo aspekte që kufizojnë të drejtat dhe liritë".

KOMENTE