English

Bregu: Dëmi kryesor i mosmarrjes së statusit do t'i faturohet kryesocialistit Rama (VIDEO)

"Rikthimi dhe vendosja e axhendave partiake, siç po dëshmon çdo ditë Partia Socialiste, mbi axhendën kombëtare të shqiptarëve dhe mbi axhendën e integrimit, është mesazhi më i keq që Shqipëria mund t'i përcillte sot vendeve anëtare".

Ky ka qënë mesazhi që Ministria e integrimit të Shqipërisë Majlinda Bregu ka përcjellë përmes mikrofonit të top-channel.

"Shqipëria duhet të shkonte në samitin e dhjetorit me një rekord të pastër detyrimesh të plotësuara. Pra, politika shqiptare, në këtë rast, opozita shqiptare, nuk mund të ishte pengesa e parë për marrjen e një vendimi pozitiv në dhjetor. Pra, i rikthehemi edhe një herë argumentave mbi të cilat ky

Shqipëria duhet të shkonte në samitin e dhjetorit me një rekord të pastër detyrimesh të plotësuara. Pra, politika shqiptare, në këtë rast, opozita shqiptare, nuk mund të ishte pengesa e parë për marrjen e një vendimi pozitiv në dhjetor.
Rikthimi dhe vendosja e axhendave partiake, siç po dëshmon çdo ditë Partia Socialiste, mbi axhendën kombëtare të shqiptarëve dhe mbi axhendën e integrimit, është mesazhi më i keq që Shqipëria mund t'i përcillte sot vendeve anëtare”, shprehet Bregu.

Ministrja e Integrimit i dha përgjigje edhe një aspekti tjetër që debatet politike e lënë në hije zakonisht, përfitimeve financiare që Shqipëria mund të kishte nga marrja e statusit kandidat.

"Pas datës 21 nëntor do të bëhet e qartë se sa fonde ka humbur Shqipëria duke mos qenë vend me statusin e kandidatit, por e sigurtë është që ajo do të humbasë duke mos u klasifikuar si i tillë. Por, sipas zonjës Bregu, dëmi që dikush duhet ta paguajë, nuk është vetëm financiar: “Është e vërtetë që vendi kandidat dhe marrja e vendimit për vendin kandidat normalisht rrit sasinë e fondeve ndaj një vendi. E thënë ndryshe, në rast se ne nuk marrim statusin e vendit kandidat sot, në vitin 2013, në hartimin e strategjisë së re financiare, Shqipëria do të ketë të njëjtën shumë që ka patur duke mos qenë vend kandidat. Dëmi që i bëhet këtij procesi, nuk është një dëm që i bëhet kësaj mazhorance, por është një dëm që u bëhet të gjithë shqiptarëve. Në rast se sot kryetari i Partisë Socialiste është një burrë kaq trim sa të mbajë përsipër gjobën dhe dëmin që po u bën shqiptarëve duke bllokuar për tre vjet rresht marrjen e një vendimi pozitiv për vendin e tij, kjo do të thotë se dëmi kryesor do t'i faturohet pikërisht atij.”
1516

KOMENTE