Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha viziton komunën Farkë. Vlerësimet më pozitive
English

Kryeministri Berisha viziton komunën Farkë. Vlerësimet më pozitive

Kryeministri Berisha ishte sot paradite, në komunën e Farkës, ku mori pjesë në përurimin e disa investimeve të rëndësishme, inaugurimin e rikonstruksionit të digës së rezervuarit të liqenit të Farkës dhe fillimit të projektit për mbjelljen e pemëve dekorative në parkun e këtij liqeni. Kryeministri vizitoi edhe panairin agro-ushqimor “Bahçja e Tironës”.

Me një fond financimi prej 36 milionë lekë të Ministrisë së Bujqësisë është realizuar rikonstruksioni total i digës, ndërtimi i veprave të artit, sistemimi ujërave, asfaltimi dhe betonimi i kurorës së digës. Rezervuari i Farkës ka një kapacitet të projektuar 9.2 milionë m3, i parashikuar për të ujitur rreth 1900 hektarë tokë bujqësore, por edhe për furnizimin me ujë ët pijshëm të një pjesë të zonës së Farkës. Me investimin e kryer rritet siguria dhe qëndrueshmëria e digës.

Ndërsa me financim të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave do të bëhet mbjellja e pemëve dekorative të llojeve të ndryshme në parkun liqenit të Farkës.

Duke i vlerësuar këto projekte të rëndësishme për zhvillimin e kësaj zone, Kryeministri tha se Farka do të shndërrohet në një qendër e zhvillimit elitar në vend. Kryeministri veçoi ndër projektet më të rëndësishme zhvillimore të zonës, ndërtimin e plotë parkut të ri të liqenit të Farkës, i projektuar nga një studio austriake, i konceptuar si park zbavitës, me shëtitore, terrene sportive, fusha golfi e tenisi, lodra uji etj., me vlerë të parashikuar investimi prej 3.2 milionë euro. Kryeministri shprehu vlerësimet më pozitive për administrimin që autoritetet lokale i bëjnë kësaj komune, e cila realizon rreth 4 milionë euro të ardhura në vit, që shkojnë për investime në sektorë të ndryshëm.

Kryeministri u ndal në panairin e produkteve të fermerëve të komunave Farkë, Petrelë, Baldushk dhe Bërzhitë. Ndërsa nënvizoi se gjatë këtyre viteve, qeveria ka subvencionuar 22 herë më shumë në dru frutorë, ullinj, sera, produkte blegtorale, Kryeministri garantoi fermerët se mbështetja për ta do të shumëfishohet.

Kryeministri bëri një përmbledhje të investimeve në të gjithë sektorët, në qarkun e Tiranës, gjatë viteve të fundit dhe garantoi se në katër vitet e ardhshme, ato do të shumëfishohen dhe se qeveria do të bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve më të mira, për uljen më tej të barrës fiskale, për mbrojtjen nga arbitrariteti burokratik të bizneseve.

Kryeministri Berisha, duke ju uruar qytetarëve në takim, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, tha se ky 100 vjetor është njëherësh, një apel i fuqishëm për t’u bashkuar e për të punuar sëbashku në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe të së ardhmes së qytetarëve shqiptarë. Kryeministri ripërsëriti ftesën drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama për të votuar në parlament, tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, të kërkuar nga Komisioni Europian, për statusin e vendit kandidat.

“Shqiptarët, kudo që janë, pavarësisht nga bindjet partiake, pavarësisht nga vendi ku ndodhen, askush, i madh e i vogël, nuk arrin kurrë të kuptojë sesi një forcë politike, ndër më kryesoret e vendit, refuzon të votojë këto ligje, që kërkohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian.”

KOMENTE