Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në Kosovë dhe në lëvizjet e saj u formësua ideja e Shqipërisë etnike, e shtetit shqiptar
English

Berisha: Në Kosovë dhe në lëvizjet e saj u formësua ideja e Shqipërisë etnike, e shtetit shqiptar

Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e konferencës shkencore “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, e organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Duke vlerësuar rolin e Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar, Kryeministri Berisha u shpreh se “në Kosovë dhe në lëvizjet e saj u formësua ideja e Shqipërisë etnike, ideja e shtetit shqiptar në të gjitha territoret ku shqiptarët ishin shumicë etnike, vazhdimësi gjeografike, ide kjo e bazuar dhe në qëndrime e parime të kohës, por të parespektuara nga Fuqitë e Mëdha”.

Kryeministri nënvizoi që në analizën e këtij 100 vjetori të vështrojmë drejt 100 viteve që vijnë, për të realizuar bashkërisht ëndrrën e atyre që ne sot u detyrojmë lirinë dhe pavarësinë.
Kryeministri Berisha pasi ka falënderuar ambasadën e Kosovës në Tiranë për organizimin e kësaj konference ka theksuar se ne shqiptarët e kemi jetike të diskutojmë, të shqyrtojmë e të analizojmë historinë tonë kombëtare, e cila, pavarësisht nga dritëhijet e saj, po të kemi parasysh përballjet e kombit gjatë këtyre 100 viteve, është pa mëdyshje një nga më të suksesshmet në historinë e këtij kontinenti. Por, të vërtetat janë për tu parë në sy. Ne erdhëm në këtë 100 vjetor si një komb, i cili në Shqipëri historinë e kishte të bazuar mbi një falsifikim të tmerrshëm dhe në Kosovë e kishte të bazuar mbi një ndalim të një pushtimi të gjatë. Historianët dhe studiuesit kanë bërë e po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, në mënyrë që të vërtetat historike të vendosen në piedestalin e tyre. Ato janë jetike për çdo komb të qytetëruar, me qëllimin e vetëm dhe më madhor për të mësuar prej tyre, për të nxjerrë leksione dhe për të shmangur gabime në të ardhmen e tyre.

KOMENTE