English

100-vjet Telekom shqiptar. Berisha përshëndet Albtelekom e Eagle Mobile

Kryeministri Berisha përshëndeti dje, edhe 100 vjetorin e themelimit të telekomit shqiptar.
Ai ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Albtelekom, duke e vlerësuar atë, një rrugë të gjatë, të vështirë, por të suksesshme.

Kryeministri tha se ky 100 vjetor është një rast i mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që “në terrenin e kushtet më të vështira i dhanë Shqipërisë së pavarur infrastrukturën e parë moderne”

Kryeministri Berisha falënderoi gjithashtu Grupin Çalik, i cili mbështeti fort projektin madhor të qeverisë të Shqipërisë dixhitale, duke e ridimensionuar Albtelekomin dhe ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dixhitale. Një vlerësim të veçantë, Kryeministri shprehu për kontributin që Albtelekom e Eagle Mobile dhanë në liberalizimin e mëtejshëm të tregut të telekomunikacioneve.

KOMENTE