English

Presidenti amerikan Obama, vizitë në Birmani

Birmania është në një "udhëtim të shquar" të reformave të cilat duhet të shkojnë më tej, ka thënë presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë vizitës së tij të parë si president pas zgjedhjeve të nëntorit në kombin e Azisë Juglindore.

Një dëshirë për ndryshime ishte përmbushur nga një axhendë e reformave, tha ai, dhe ai ishte atje për të zgjatur "dorën e miqësisë".

Por, në një fjalim në Universitetin Rangoon, ai tha se dhuna e kohëve të fundit në pjesën perëndimore të shtetit Rakhine duhej të adresohet, që do të thotë shkaktari të mbajë përgjegjësinë.

Turmat e njerëzve, valëvitnin flamuj amerikanë, përgjatë rrugës në të cilën ai kaloi pas mbërritjes.

Vizita kishte si qëllim për të treguar mbështetjen për reformat e vënë në vend nga qeveria Thein Sein që prej përfundimit të sundimit ushtarak në nëntor 2010.

Aktivistët kanë paralajmëruar se vizita mund të jetë shumë e nxituar - pasi të burgosurit politikë mbeten prapa hekurave dhe konfliktet etnike në zonat kufitare janë të pazgjidhura.

Ndërkohë të hënën një tjetër amnisti për të burgosurit u bë e ditur ku rreth 50 të burgosur politikë do të lirohen. Rreth 200 të burgosur politikë, të tjerë, mbeten prapa hekurave, thonë aktivistët.

KOMENTE