Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dashamir Xhaxhiu ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë
English

Dashamir Xhaxhiu ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Bamir Topi, Dashamir Xhaxhiu.

Dashamir Xhaxhiu u nda nga jeta pasditen e djeshme ndërsa kishte rreth 2 javë që ishte shtruar në një prej spitaleve privatë në Tiranë.

Dashamir Xhaxhiu, kishte studiuar për mjekësi veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, më pas pedagog pranë Fakultetit ku ishte një ndër profesorët më të nderuar nga ana e kolegëve por dhe studentëve të tij që dinte gjithmonë të gjente rrugën e mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve me ta. Më pas u emërua në krye të Institutit të Studimeve Veterinare, pasi mori gradën “Profesor i Fiziologjisë, në Universitetin e Berlinit.

Ndërsa u përfshi në jetën politike si drejtor kabineti pas fitores presidenciale të Bamir Topit.

Ceremonia e përcjelljes së tij në banesën e fundit do zhvillohet sot në orën 14.00.

KOMENTE