Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klos. Gjendet trupi i masakruar i Fatjon Barmetës
English

Klos. Gjendet trupi i masakruar i Fatjon Barmetës

Pasditen e djeshme është gjetur trupi i pajetë i 23 vjeçarit Fatjon Barmeta.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël të Klosit pasditen e djeshme. Trupi i masakruar i viktimës u zbulua nga një kalimtar i rastit por dhe në bazë të rrëfimeve të familjarëve të viktimës poshtë urës rreth 2 km larg nga qyteti i Klosit, bëjnë të ditura burimet policore.

Është bërë e mundur të ndalohet autori i dyshuar që për policinë është bashkëmoshatari i tij, Astrit Boja, ndërsa bëhet me dije se policia ka shkuar deri tek motivi i krimit të rëndë. “Gjithçka dyshohet se ka nisur nga një histori e mbartur mes familjes Boja dhe viktimës Barmeta. Ndërkohë që policia ka mbledhur informacione dhe po heton çdo detaj.

Policia bën me dije se Fatjoni dyshohet të jetë vrarë për faktin se është bërë dëshmitar i një historie tradhtie jashtëmartesore, ndërkohë që ende nuk është arritur në konkluzionin përfundimtar.

KOMENTE