Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rishtypet monedha metalike shqiptare e prerjes 5 Lekë
English

Rishtypet monedha metalike shqiptare e prerjes 5 Lekë

Në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 84, datë 13.12.2010, miratoi rishtypjen e monedhës metalike shqiptare të prerjes 5 Lekë.

Në zbatim të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë njofton publikun shqiptar se në datën 19 nëntor 2012, do të hidhet në qarkullim monedha metalike e prerjes 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2011.

Monedha e re metalike e prerjes 5 Lekë, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me monedhën metalike të prerjes 5 Lekë, emetim i vitit 1995, hedhur në qarkullim më 01.01.1997 dhe rishtypjes të saj në vitin 2000, hedhur në qarkullim më 01.01.2001.

Ndryshimi i vetëm me emetimet e mëparshme është viti i emetimit në trupin e monedhës që do të jetë “2011”.

Duke filluar nga data 19 nëntor 2012, monedha metalike e prerjes 5 Lekë, emetim i vitit 2011, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

Informacione të mëtejshme, mund të merren nga publikimet e Bankës së Shqipërisë, pranë çdo banke tregtare dhe zyre të këmbimit valutor që operon në Shqipëri.

KOMENTE