Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
21 vjeçarja siriane: Nuk dua të mbj shami, dua ajrin dhe diellin në flokët e mi
English

21 vjeçarja siriane: Nuk dua të mbj shami, dua ajrin dhe diellin në flokët e mi

Ndër dhjetëra faqe të krijuar në facebook vetëm njëra është mbështetësve e të drejtave të grave në botën arabe, dhe kjo faqe ra në sy për shkak të një debati publik që erdhi si shkak i postimit të një fotoje nga një vajzë siriane 21 vjeçare.

Dana Bakdounis 21 vjeç ka hequr shaminë apo çarçafin e veshjes myslymane duke thënë se e mbaja atë për hir të familjes dhe shoqërisë, pasi ajo nuk i përshtatej karakterit të saj.

Gjithashtu ajo shkroi në facebook poshtë fotos: "Unë nuk e kuptoj pse flokët e mi ishin mbuluar. Kam kërkuar të ndjej bukurinë e botës ... Unë kërkoj të ndjej diellin dhe ajrin në flokët e mi".

Faqja e saj me rreth 70.000 anëtarë, është bërë një forum për debat mbi të drejtat e grave dhe roleve gjinore në botën arabe. Gratë dhe burrat, prejardhje jo arabe kanë komentuar mbi foton e saj.
Dana ka marrë shumë mbështetje në faqen e saj duke nxitur dhe vajza të tjera të postojnë fotot e tyre pa mantelin myslyman.

KOMENTE