Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Limaj zyrtarisht “Qytetar nderi i Vlorës”
English

Fatmir Limaj zyrtarisht “Qytetar nderi i Vlorës”

Në vazhdën e shumë aktiviteteve dhe titujve të ndarë për figura që kanë kontribuar në historinë e kombit deri në ditët e sotme, një rast tepër i veçantë ka qënë dje për deputetin e Kosovës Fatmir Limaj.

Një prej eksponentëve kryesorë të UÇK-së, Fatmir Limaj ka marrë zyrtarisht titullin “Qytetar nderi i Vlorës”. Limaj nderohet nga qyteti i Vlorës në vigjilje të 28 Nëntorit, i cili shënon edhe 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika me këtë rast e ka vlerësuar lartë personalitetin e Limajt dhe kontributin e tij gjatë të luftës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Ai ka thënë se Vlora ndihet krenare që nga dita e sotme e ka Fatmil Limajn qytetar nderi të saj.

“Motivacioni që shoqëron titullin është: Fatmir Limaj si figurë – simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit kosovar dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të saj”, ka thënë Gjika, raporton rtklive.

Fatmir Limaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë respektuar dhe kanë dhënë kontribut për të nderuar atë dhe luftën e shenjtë të UÇK-së. Ai ka thënë se ndihet krenar që është qytetar nderi i Vlorës.

“Jam krenar për nderin që po ma bëni në këtë muajt të rëndësishëm për popullin shqiptar. Jam i nderuar që jam qytetar i Vlorës”, ka thënë Limaj. Ai ka uruar gjithë popullin shqiptar për 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, duke thënë se tashmë populli shqiptarë kudo që është i gëzohet të arriturave njëshekullore.

KOMENTE