Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Gruevskit: Maqedonia “de fakto” është anëtare e NATO-s.Shqipëria do të japë kontributin e vet modest
English

Berisha-Gruevskit: Maqedonia “de fakto” është anëtare e NATO-s.Shqipëria do të japë kontributin e vet modest

Kryeministri Berisha mirëpriti dje në një takim Kryeministrin maqedonas z. Nikola Gruevski, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, në mjediset e Kryeministrisë të dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e homologut të tij maqedonas si një kontribut të ri shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet miqësore dhe në bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve. Në të dy takimet, kryeministrat ripohuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes vendeve në nivelin, bilateral dhe atë multilateral, si dhe theksuan angazhimin reciprok për thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, veçanërisht për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Në vijim u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase, përkatësisht Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.

Mw pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri maqedonas Gruevski, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku informuan për takimet mes tyre dhe iu përgjigjën interesit të mediave lidhur me çështje të ndryshme.

Në përfundim, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të kryeministrit maqedonas dhe delegacionit që e shoqëronte, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

KOMENTE