English

Mjalti ndikon në uljen e peshës dhe jo rritjen e saj

Për shumë njerëz mjalti është i pazëvendësueshëm por për të tjerë mendojnë se ka shumë sheqer dhe nuk arrijnë ta besojnë se ai nuk ndikon në rritjen e peshës.

Ndaj nëse keni probleme me peshën mos hezitoni të hani mjaltë, madje të jeni të bindur se do tëkeni një imunitet tepër të fortë.

Në fakt për të gjithë ata që dyshojnë sqarohet se mjalti vërtet ka sheqer, por ndryshe nga sheqeri i rafinuar, mjalti përmban aq shumë vitamina dhe minerale, sa duke vepruar së bashku në organizëm këto vitamina shfrytëzohen nga organizmi duke e bërë trupin më të lirë ndaj ushqyesve.

Këta ushqyes janë thelbësorë për të shpërndarë yndyrnat dhe kolesterolin. Kështu, kur ju hani shumë sheqer ju keni tendencë për të rritur peshën jo vetëm për shkak të kalorive, por për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve. Në të kundërtën, mjalti është një burim i mirë i ushqyesve që ju ndihmon në uljen e peshës.

KOMENTE