Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ky 100-vjetor s`ka ndarje partish, po as ndarje moshash
English

" Ky 100-vjetor s`ka ndarje partish, po as ndarje moshash"

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka dhënë një urim special për të gjithë shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një prononcim për “Ora News” shkrimtari i madh Dritëro Agolli theksoi se ky 100-vjetor i ka gjetur shqiptarët e bashkuar.
“Ky 100-vjetor s`ka ndarje partish, po as ndarje moshash. Të vegjël dhe të mëdhenj janë përfshirë nga një patriotizëm i përbashkët dhe kjo është një gjë shumë e mirë që nuk ka humbur ndjenja e shqiptarizmit por edhe ndjenja e shpresës për një jetë më të mirë të shqiptarëve kudo që janë, qoftë brenda vendit qoftë jashtë tij. Në këtë atmosferë të madhe festive ka luajtur një rol të veçantë shtypi dhe gjithë mediat e tjera, qoftë ato pamore ashtu edhe radiot dhe kjo është një meritë e madhe e gazetarëve tanë që nga trupi i shekullit të këtij 100-vjeçari kanë nxjerreë personazhet kryesore të patriotëve dhe të dashurisë për Shqipërinë” tha Dritëro Agolli
Gjithashtu shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka vlerësuar edhe stafin e RTV “Ora News” dhe presidentin Ylli Ndroqi që kanë bërë të mundur që ta japin informacion ashtu siç është dhe jot ë censuruar.
“Ora News është nga ato kanale që jep lajme më shpejt dhe pa një ndrojtje se i ka dhënë një tjetër para nesh siç ka  media që presin në fund ti thonë. Kjo është një nga anët tuaja më të mira. Prandaj unë dua t`ju uroj të gjithë kolektivin tuaj që nga njerëzit që shkruajnë dhe deri tek ata të cilët janë përgjegjës, deri tek pronari Ylli Ndroqi që ka një meritë që nuk ndërhyn shumë dhe nuk censuron por i respekton parimet e shtypit të lirë dhe mendimeve të lira siç i nevojitet një vendi demokratik. Dua t`ju uroj që pas 100-vjetorit të shpalljes së pavarësië dhe të shtetit shqip të fillojë i dyti 100-vjetor që besoj që ju do ta arrini 150-vjetorin apo fëmijët tuaj që do të kujtojnë dhe do të thonë që prindërit tanë kanë punuar në Ora News ndoshta do të më kujtojnë edhe mua” është shprehur shkrimtari Dritëro Agolli.

KOMENTE