Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, festë e madhe në SHBA (VIDEO)
English

100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, festë e madhe në SHBA (VIDEO)

100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, është festuar edhe në SHBA. Tabelat elektronike në sheshin Times Square në Manhattan shfaqën flamurin shqiptar dhe në shesh u dhanjë koncert me këngë dhe valle shqiptare. Ndërkohë, po në Nju Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar aktivitete me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Në disa rrugë të Bronksit, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre amerikanë. Një ceremoni për ngritjen e flamurit shqiptar do të mbahet në lagjen financiare të Nju Jorkut.

Në Bronks, Federata Panshqiptare Vatra dha një mbrëmje të madhe me disa nga këngëtarët më të njohur të komunitetit.

Gazetat shqiptaro-amerikane “Illyria”dhe “Dielli” kanë botuar numra të posaçëm kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Një suplement historik për Shqipërinë, me shkrime të gazetës “Illyria” botohet nga gazeta me tirazhin më të madh në të gjithë Nju Jorkun, “New York Daily News.”

Në Norfolk të shtetit Virginia, ku ndodhet shtabi i vetëm i NATO-s jashtë Evropës, sot u ngtit me ceremoni flamuri shqiptar, me rastin e 28 nëntorit.

Në Uashington, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane e kryesuar nga ish Kongresmeni Joe DioGuardi, organizon sot një veprimtari, ku një numër anëtarësh të Kongresit amerikan mblidhen për të uruar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe për të përkujtuar rolin e tyre në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komuniteti shqiptar i Michiganit organizoi një Akademi Shkencore në Kishën Katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”. Në akademi referuan një numër studiuesish nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të tjera. Në aktivitet përshëndeti anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Gary Peters dhe personalitete të tjera.
Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci zhvilloi Seminarin Perkujtimor "100 Vjet Pavaresi-Arritje dhe Sfida". Profesor Sami Repishtit iu dha çmimi " Nderi i Diasporës". Certifikata mirenjohjeje iu dhanë kërcimtarit Toni Dovolani dhe disa shqiptaro-amerikanëve të tjerë.
1531

KOMENTE