Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përshëndet nga ballkoni ku u ngrit flamuri i Pavarësisë
English

Berisha përshëndet nga ballkoni ku u ngrit flamuri i Pavarësisë

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, e cila u zhvillua në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Kryeministri Berisha përshëndeti nga ballkoni i këtij muzeu qytetarë të Vlorës që ndodheshin në mjediset e jashtme të tij.
Pasi u takua me qytetarët, në dalje të Muzeut të Pavarësisë, Kryeministri Berisha, u shpreh:

Për mua kjo është dita më mbresëlënëse, një ditë historike, ku pas 100 vitesh pata nderin të ulem si Kryeministër i këtij vendi në atë karrige ku është ulur themeluesi, babai i pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri i parë i kombit shqiptar, pas vdekjes së Skënderbeut, pra në shekuj. Momente shumë emocionuese. Të mendosh se si ai burrë i madh bashkë me Kuvendin e Vlorës formoi qeverinë e parë, në kushtet më të vështira, por kurajoja e tij ka qenë mbinjerëzore, kurajë që ka buruar nga një fakt i konstatuar rëndom nga historianë të ndryshëm, se shqiptarëve u ka takuar të përballen në mënyrë më të shpeshtë me armiq shumë më të fuqishëm, më të mëdhenj se vetë ata, por kurrë nuk nguruan të përballen. E bëri Ismail Qemali duke formuar këtu qeverinë. Ai bëri gjithçka që të çlirohen trojet shqiptare. Ky ishte ideali i tij. Këtu u themelua qeveria e kombit shqiptar. Nuk u themelua as qeveria e Shqipërisë, as e Kosovës, por u themelua qeveria e të gjithë shqiptarëve kudo që ishin, edhe nga diaspora. Në Kuvendin e Vlorës ishin përfaqësuesit e diasporës. Ideali i kësaj qeverie ishte ideali i Lidhjes së Prizrenit, ideali i bashkimit kombëtar. Sot, pas 100 vitesh, ky është ideali i shenjtë i shqiptarëve.

Zoti Kryeministër, çfarë ka bërë qeveria për Vlorën në 100 vjetorin e pavarësisë, pasi ka pasur reagime nga dega e Partisë Socialiste në Vlorë.

Kryeministri Berisha: Në këto vite, qeveria ka pasur përparësi të madhe Vlorën. Mund të them se jo për ndonjë diskriminim pozitiv, por për vetë rrethanat dhe potencialet e mëdha turistike të Vlorës, ky qark, jo vetëm për frymë, por edhe në shumë absolute, ka marrë investimet më të mëdha nga viti 2005 e deri më sot. Dhe kjo do të vazhdojë, sepse potencialet turistike të Vlorës janë jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por janë edhe për gjithë rajonin dhe për të gjithë Evropën. Ne do të vazhdojmë me përparësi të madhe të investojmë. Nuk duhet të dëgjoni disa deklarata që vijnë si zëra të thatë në shkretëtirë dhe që nuk shprehin asnjë realitet.

Keni ndonjë reagim për protestën e sotme të Aleancës Kuq e Zi?

Kryeministri Berisha: Unë jam në festën e 100 vjetorit! Siç e keni vënë re, unë i kam lënë reagimet mënjanë. Kam bërë fillimisht disa reagime, sepse kam dashur që historia të dalë siç është, kam dashur që shqiptarët të nderojnë historinë e tyre, pavarësisht se në 100 vite kemi përjetuar gjëra të pamerituara, por në 100 vite kemi arritur edhe kulme që e vërteta është që disa aspekte janë unike.

KOMENTE