Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Hoxhaj merr mbështetjen e Çekisë në proçeset integruese të Kosovës
English

Enver Hoxhaj merr mbështetjen e Çekisë në proçeset integruese të Kosovës

Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Çeki, është takuar dje me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.
Ministri Schwarzenberg, duke uruar mirëseardhje, ka theksuar kënaqësinë e tij që në të njëjtën ditë përveç ministrit Hoxhaj ai ka pritur edhe sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Schwarzenberg, me këtë rast theksoi faktin se të dy këto vende janë aleate të fuqishme të Republikës së Çekisë.

“Vizita e ministrit Hoxhaj sot në Pragë është një vizitë historike meqë është vizita e parë e një ministri të Kosovës në Çeki”, ka thënë Schwarzenberg.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës me Çekinë, duke bërë të ditur se pritet të bëhet nënshkrimi i disa marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, shkencës dhe kulturës.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka informuar homologun Schwarzenberg për progresin që ka bërë Kosova pas heqjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Hoxhaj e ka falënderuar atë edhe për mbështetjen e Çekisë në proceset shtetndërtuese duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Pragës për liberalizimin e vizave për kosovarët si dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ministri Hoxhaj po ashtu e ka njoftuar ministrin Schwarzenberg për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rezultatet e para nga takimet ndërmjet dy kryeministrave të dy vendeve të pavarura.

Ministri i Jashtëm i Kosovës gjithashtu ka shpalosur pikëpamjet e tij rreth zhvillimeve në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe relacionet e Kosovës me shtetet në rajon.

Në këtë pikë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, ka shprehur mbështetje të fuqishme për agjendën integruese të Kosovës, konkretisht nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës.

KOMENTE