English

Zgjedhjet e reja për Kuvendin zhvillohen në 23 qershor 2013

Presidenti Nishani ka dekretuar dje edhe caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin.

Në dekret thuhej:
Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,
D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 7841
Tiranë, më 03.12.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

KOMENTE