Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bernd Borchardt, ish ambasadori gjerman në Shqipëri, emërohet në krye të EULEX
English

Bernd Borchardt, ish ambasadori gjerman në Shqipëri, emërohet në krye të EULEX

Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, raportojnë mediat në Prishtinë.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Ai, po ashtu, ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007.

EULEX-i është vendosur në Kosovë që prej vitit 2008. Në shkurt të këtij viti, mandati i tij u zgjat deri më 2014.

Misioni përbëhet nga personeli policor dhe gjyqësor. Madhësia e tij bën të kuptojë se Kosova është strehë e numrit më të madh të nëpunësve civilë të Bashkimit Evropian jashtë Brukselit.

KOMENTE