Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtësia e të miturve në Kosovë. Lansimi i bazës së të dhënave
English

Drejtësia e të miturve në Kosovë. Lansimi i bazës së të dhënave

Dje ne Prishtine u bë lansimi i bazës së të dhënave të Shërbimit Sprovues të Kosovës (SHSK). Kjo bazë e të dhënave është përkrahur nga projekti i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i, “Mbështetja e reformave të Sistemit të Drejtësisë për të Mitur në Kosovë”.

Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë Abdyl Ymeri, tha së krijimi i bazës së të dhënave për SHSK-në ka një rëndësi të veçantë, sepse bën të mundur që personat që bien ndesh me ligjin dhe të cilëve u shqiptohen dënimet alternative, të mbahen në regjistra unike në formë elektronike, po ashtu sipas tij, kjo bazë e të dhënave bën të mundur edhe krijimin e një pasqyre të qartë sa i përket efikasitetit të masave dhe dënimeve alternative.

Zëvendësministri Ymeri, pasi ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovës dhe UNICEF-in, për ndihmën që kanë dhënë në funksionalizimin e kësaj baze të dhënave, tha së Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar drejtësinë për të mitur në Kosovë.
Edis Agani nga Zyra e BE-së në Kosovë, duke folur për rendësin e lansimit të kësaj baze të dhënave, tha së kjo i mundëson SHSK-së të jetë edhe një hap me afër standardeve ndërkombëtare dhe evropiane. Me tej ajo shtoi së drejtësia për të mitur në Kosovë, është fushë e cila vazhdimisht ka marrë lëvdata nga raportet e BE-së, siç është Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit.

Zëvendëskryesuesi i UNICEF-it në Kosovë, Luciano Calestini, tha së baza e të dhënave e cila u lansua, është një punë e madhe që është bërë për drejtësinë e të miturve. Ai me këtë rast ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e BE-së, për bashkëpunim me UNICEF-in, në lansimin e kësaj bazë të dhënave.

Shërbimi Sprovues i Kosovës, lansimi i bazës së të dhënave do t’i shërbej, për të monitoruar të gjitha kategoritë e rasteve lidhur me të miturit dhe të tjerët. Të mbledhe, përdore, analizoje dhe publikoje të dhëna për të përmirësuar politike-bërjen dhe buxhetimin e vet.

KOMENTE