English

Mrekullitë e Hithrës

Hithra (Urtica) është një nga bimet më të njohura në fushën mjekësore. Në përbërie të saj gjenden disa komponentë si: klorofilë, lëndë vazoaktive, serotonin, histamin, acetilkolin, LTB4, LTC4, rutin, isokuercitrina, kanferol, izoramnetin, vajra esencial, Vitaminë C dhe vitamina të tjera, proteina, fibra, kripra të Ca dhe K, acid silicik dhe formik. Gjithashtu hithra është nje burim i rëndësishëm i Beta Karotenit, vitamines A, C, E, Hekurit, Kalciumit, Fosfateve dhe Mineraleve.  Janë pikërisht vetitë e këtyre komponentëve që shfrytëzohen për efektet e saj si anti-inflamator, diuretik, tonik, ekspektorant, detoksifikues etj. Te gjitha keto cilesi e bejne nje zgjedhje te pershtatshme per trajtimin e patologjive te ndryshme si: hepatike, artritit reumatoid, alergjive, anemisw, sëmundjeve tw veshkave, kontrollin e glicemisë apo si një detoksifikues i përgjithshëm.
Një ndër efektet më të rëndësishme të ekstraktit të hithrës është vetia e tij në trajtimin e skalpit dhe flokut. Për këtë qëllim në laboratoret e HERBARIA është zhvilluar një linjë e tërë produktesh që përmban një ekstrakt special të hithrës, për kurimin e flokëve të dobësuar, të thatë, të mbitendosur apo të dobësuar nga lyerjet dhe trajtimet e shpeshta. Apo edhe për trajtimin e zbokthit. Linja është e plotësuar me Shampo, Balsam, Locion, Shampo trupi dhe Krem-qumwsht trupi. Ekstrakti i hithrës në këtë rast përmirëson qarkullimin e gjakut duke përmirësuar ushqyerjen e skalpit me mineralet dhe vitaminat e nevojshme, për pasojë ndikon edhe në pakësimin e rënies së flokëve. Gjithashtu përmes efektit antialergjik dhe higjenizues ndihmon në reduktimin e kruarjes dhe në trajtimin e zbokthit. 
Për efektin diuretik, detoksifikues apo efektet tjera sistemike, gjethet e hithrës pasi të jenë tharë hidhen 2g në një gotw ujw tw valuar dhe mbahet mbuluar për 10min. Mund të konsumohet deri në tre herë në ditë pasi tw jetw kulluar. Ndërsa për sa i përket përdorimeve kutane, pjesa e mbetur nga kullimi i çajit (macerati) mund të aplikohet në skalpin e kokës pas larjes dhe pas afro 10 minutash shpëlahet përsëri. 
Linjën e plotë të produkteve të hithrës e gjeni pranë BiopharmHERBARIA.
Rruga Myslym Shyri.

KOMENTE