Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 60 policë
English

Arrestohen 60 policë

Mediat braziliane njoftojnë se autoritetet e Brazilit kanë arrestuar 60 policë, pasi ishin paguar rregullisht prej trafikantëve duke bërë që aktiviteti i tyre të vazhdonte jetën normale.

Lajmi u raportua të martën nga mediat braziliane, që saktësuan se në operacionin madhor, përfunduan në pranga edhe 11 narkotrafikantë të dyshuar, transmeton TCH.

Sipas akuzës, policët ishin të përfshirë edhe në aktivitete të shitjes së armëve tek keqbërësit.

Që prej fillimit të vitit 2012, autoritetet braziliane janë duke realizuar një seri operacionesh për të reduktuar kriminalitetin në vend, në prag të mbajtjes së Botërorit të vitit 2014 dhe Lojrave Olimpike të 2016-s.

Kryekomisari i policisë së Rio de Janeiros, Erir Ribeiro Costa Filho, paralajmëroi dënime të ashpra për të gjithë oficerët e korruptuar. “Nuk mund të tolerojmë asnjë polic të korruptuar në forcën tonë. Krimi do të luftohet vetëm nëpërmjet vendosmërisë maksimale të ligjit”, u shpreh ai.

KOMENTE