Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haradinaj-Rama: kemi qartësi për rrugën para nesh
English

Haradinaj-Rama: kemi qartësi për rrugën para nesh

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur sot pasdreke kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin ka zhvilluar një takim të frytshëm e mjaft vëllazëror. Në takimin ku merrnin pjesë edhe drejtuesit të lartë të të dy forcave politike, si dhe deputetë të tyre, janë diskutuar sfidat e përbashkëta që shtrohen përpara, jo vetëm dy forcave respektive politike, por për më tepër përpara Shqipërisë dhe Kosovës, për të pasur një udhërrëfyes në një proces drejt bashkimi kombëtar, si një bashkim i shqiptarëve nën qiellin e Europës së Bashkuar. Pas takimit Rama e Haradinaj kanë zhvilluar një konferencë për shtyp në të cilën përveç prezantimit të pozicioneve të tyre u janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Kryetari i PS, Edi Rama: Ka qenë një kënaqësi dhe një nder i posaçëm që sot të mirëpresim mikun tonë Ramush Haradinaj, këtu në selinë e Partisë Socialiste, ku ka qenë gjithmonë i mirëseardhur, por këtë herë ka pasur një peshë të posaçme vizita e tij, për arsye që dihen. Dua të përsëris edhe një herë tjetër që pafajësimi i Ramush Haradinaj si një nga protagonistët e mëdhenj të Luftës Çlirimtare është më shumë se pafajësimi i një individi protagonist. Është pafajësimi i vetë luftës çlirimtare të Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kemi biseduar për atë që na pret në vijim, për atë që na pret si shqiptarë, si komb, për atë që na pret si Shqipëri dhe si Kosovë, për atë që na pret si sfidë për forcat politike respektive.
Unë kam ndarë me mikun tonë të çmuar, dhe shumë të posaçëm, sot këndvështrimin e Partisë Socialiste lidhur me domosdoshmërinë për të ndërtuar një projekt të përbashkët konkret mes dy shteteve, mes dy qeverive. Për të pasur një udhërrëfyes në një proces drejt bashkimi kombëtar, si një bashkim i shqiptarëve nën qiellin e Europës së Bashkuar. Për t’i paraprirë procesit të pandalshëm me një projekt kombëtar, i cili të përfshijë sistemin e unifikuar arsimor për fëmijët e Shqipërisë dhe të Kosovës; sigurinë energjetike të shqiptarëve këtej dhe andej kufirit; një ofertë turistike të unifikuar, e cila vetvetiu për shkak të karakteristikave që kanë të dy anët e kufirit është një ofertë shumë e gjerë dhe atraktive. Sigurisht, një projekt të përbashkët zhvillimi duke përfituar nga kapacitetet që ka territori shqiptar, këtej dhe andej kufirit, për një zhvillim rural të qëndrueshëm edhe në funksion të një sovraniteti ushqimor, gjithmonë e më të domosdoshëm, në kohën e sotme e, që nënkupton edhe bashkimin doganor mes dy shteteve. Këto ishin pak a shumë ato që do të veçoja nga biseda jonë shumë vëllazërore, shumë miqësore dhe shumë inkurajuese, pasi sot Kosova ka një protagonist më shumë në përpjekjen e vet, sigurisht dhe ne kemi një interlokutor më shumë në Kosovë.

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj: Është nder për mua të jem prapë në selinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë, të takoj kryetarin zotin Edi Rama, kolegë të kryesisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, të bisedoj edhe për shumë tema me interes për shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të gjithë ne në rajon. E vërteta është që ne e kemi qartësi për rrugën para nesh. Të gjithë ne jemi përcaktuar për integrimet europiane, për një rajon në paqe, për marrëdhënie të mira fqinjësore. Por ajo që është me rëndësi dhe që e kemi synim të gjithë, është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm. Tashmë, biseduam edhe për mënyrat sesi mund të avancohet më tej, sesi mund të rritet më shumë shkëmbimi i ndërsjelltë për të mirën e qytetarëve tanë. Duke qenë se jemi edhe në përvjetor të 100-të të shtetit shqiptar ishte dhe një ndjenjë e veçantë përmes së cilës ne kujtojmë gjithë rrugën tonë të mundimshme deri këtu, por edhe dëshirën me arritjet e suksese të reja për qytetarët.
Zoti Haradinaj, çmimi që ju morët si qytetar nderi nga Bashkia e Vlorës, ju nuk ishit prezent , do doja të kisha një koment nga ju për këtë vlerësim që ju bëri ju Vlora.
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj: E para, unë e kam përjetuar Shqipërinë në kohën kur bëheshim gati në luftën për çlirimit e Kosovës. Këtu kam gjetur vëllezër e motra nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, nga të gjitha anët. Të gjithë kanë qenë ndihmesë për lirinë e Kosovës. Është një nder i veçantë nderi që më ka bërë Vlora, me dhënien e titullit të qytetarit të nderit, meqenëse, Vlora është një qytet ikonë e shqiptarëve, meqenëse Vlora ruan në gjirin e vet ngjarje dhe histori shumë të vlefshme të kombit. Prandaj, jam shumë mirënjohës, në një moment të caktuar kam dëshirë të shkoj dhe t’i falënderoj vetë. Në ceremoninë e ndarjes së titullit të nderit ishte bashkëshortja ime, Anita.

KOMENTE