Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Komunal i Mitrovicës takim me kryeministrin Berisha
English

Këshilli Komunal i Mitrovicës takim me kryeministrin Berisha

Përfaqësuesit e Këshillit Komunal të Mitrovicës, pas takimit të sotëm me kryeministrin Sali Berisha e falënderuan atë për mikpritjen, si dhe e vunë në dijeni se ky këshill ka ngritur shoqatën “Eksodi”, në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen e paharruar të shqiptarëve të Shqipërisë, gjatë genocidit dhe eksodit të shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999. Ata i dorëzuan Kryeministrit pankartën simbolike të kësaj shoqate, me mesazhin mirënjohës në të cilin shkruhej; “Na ndihmuat në ditët më të vështira, faleminderit Shqipëri. Me fat 100 vjetori i pavarësisë”.

Kryeministri Berisha i falënderoi për këtë dhuratë, të cilën ai e vlerësoi si të mrekullueshme. “Unë ju jam mirënjohës për këtë dhuratë të mrekullueshme, me një simbol të rëndësishëm, sikundër, dua të theksoj se ajo çka unë dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri kemi bërë për Kosovën, është shumë më pak se ajo që ka bërë Kosova për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Jam plotësisht dakord me ju që historinë duhet ta vlerësojmë, me qëllimin e vetëm që të mund të kemi një të ardhme më të mirë, më të begatë, një të ardhme ku kombi të ndihet 1 dhe i bashkuar, një të ardhme që e kanë projektuar në mënyrën më të fuqishme rilindësit tanë, të ardhmen evropiane”, theksoi Kryeministri.

Në këtë takim, pasardhësit e Isa Buletinit në Mitrovicë, pjesë e këtij delegacioni, i dorëzuan Kryeministrit flamurin e sjellë nga kulla e Isa Buletinit, flamur i cili e ka udhëhequr atë në betejat e tij. “Në emër të familjes së pasardhësve të Isa Buletinit, ju dhurojmë këtë flamur, për të qenë i përjetshëm edhe këtu në Tiranë”, u shprehën ata.

Kryeministri Berisha e konsideroi flamurin dhuratë një simbolikë të fuqishme të kombit shqiptar. “Unë ju falënderoj shumë për këtë dhuratë, simbolin më të fuqishëm të këtij kombi, që vjen nga Kështjella e Tribunit legjendar të shqiptarëve, “Robin Hood-it” të luftërave, të përpjekjeve të tyre, njeriut që ka përfaqësuar këtë komb dhe shqiptarin, më me dinjitet se kushdo tjetër, në këto 100 vitet e fundit. Unë ndihem i nderuar dhe kam shumë kënaqësi që ta mbaj këtë flamur. Për të gjithë kombet, flamuri është simboli më i shtrenjtë, por, për ne shqiptarët është edhe më shumë i shtrenjtë, sepse ne si popull, kemi më shumë se kushdo komb tjetër, shpirtra të rënësh në qelizat e tij, kemi një histori që nuk e ka kush tjetër, kemi Skënderbeun, të cilin nuk e ka ndonjë komb tjetër në Evropë dhe ky është flamuri i tij. Ne kemi gjithashtu edhe një arsye tjetër, sepse ne shqiptarët jemi ndoshta të vetmit që, himnin tonë kombëtar ia kemi kushtuar flamurit dhe kemi bërë shumë mirë. Kjo është një mençuri shumë e madhe e Asdrenit, që ia kushtoi këtë himn flamurit”, u shpreh Kryeministri.

Më tej në takim, përfaqësuesit e Këshillit Komunal të Mitrovicës e njohën Kryeministrin Berisha me prioritetet e kësaj shoqate në afrimin më të shpejtë e më të fortë të shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri. Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e kësaj shoqate dhe u premtoi atyre se do t’i mbështeste dhe ndihmonte në përmbushjen e këtij misioni që i shërben bashkimit të shqiptarëve në Evropë.

KOMENTE