Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bugaraç, mali që shumë veta e konsiderojnë vend shpëtimi nga fundi i botës
English

Bugaraç, mali që shumë veta e konsiderojnë vend shpëtimi nga fundi i botës

Tashmë të shumtë janë ata që kanë dëgjuar për pikën më të lartë të malit Bugaraç në Pirene, në Francë.
Sidomos gjatë 2 muajve të fundit ai është bërë emri më i lakuar për shumë vizitorë nga bota dhe sidomos për ata që besojnë se bota do marrë fund në 21 dhjetor 2012.

Por autoritetet franceze kanë vendosur të bllokojnë hyrjen në zonë, madje edhe çdo rrugë nëntokë nga 19 deri më 23 dhjetor, me përjashtim të 200 banorëve të fshatit.

E nxitur nga thashethemet në Internet, besimtarë të dedikuar shpresojnë që maja e këtij mali të sigurojë strehë nga apokalipsi.

Me një lartësi prej 1,230 metrash, afër kufirit mes Francës dhe Andorrës, mali Bugaraç është pika më e lartë e vargmaleve Corbierë.

Hidrauliku 30 vjeçar Ludovik Broke, besimtar i apokalipsit, shkoi me këtë rast nga Bordoja në fshatin Bugaraç.

Për gati një javë ai ka qëndruar në malet afër majës së malit Bugaraç.

“Jam përgatitur për këtë udhëtim gjatë 12 muajve të fundit dhe kam qënë në dijeni të këtij skenari për dy vjet. Kam ardhur këtu me synimin për të mësuar rreth kësaj rruge, kjo vorbull që mund të hapet për ditën e fundit të botës”, thotë ai.

Në rast se parashikimet rezultojnë të jenë të pasakta, qyteti i vogël Bugaraç, me 200 banorët e vet, do t’i kthehet me kënaqësi qetësisë së mëparshme.

“Kur u transferova në këtë fshat, mund të shkoje në majë të malit dhe gjithë ditën mund tëmos shikoje asnjeri. Tani kemi plot vizitorë, që mund të kenë edhe dëmtuar natyrën e bukur që ekzistonte aty më parë dhe kjo është për të ardhur keq”, thotë britanikja Valerie Austin, e cila jeton në Bugaraç që prej vitit 1988.

Prefekti rajonal, Erik Frejselinar thotë se gati 100 policë dhe zjarrfikës do të bllokojnë kalimin për në majën e malit.

“Ne nuk do të lejojmë kalimin për në pikën më të lartë të malit. Për pesën tjetër të zonës, ne do të kontrollojmë hyrjen në fshat varësisht nga numri i vizitorëve. Nëse ky numër do të jetë ashtu siç pritet, rerth 200-300 veta, ne do të lejojmë ardhjen e tyre në fshat”.

Ndërkohë, çmimet e shtëpive në fshat janë ngritur ndjeshëm vitet e fundit si pasojë e thashethemeve rreth apokalipsit. Kryetari i Bashkisë së fshatit, Zhan-Pier Delor thotë se disa banorë u përpoqën të përfitonin nga ky parashikim.

“Ata i dyfishuan çmimet e shitjes së shtëpive apo pasurive, por asgjë nuk u shit”, thotë ai.

Zhan-Pier Delor ka qënë kryebashkiak i fshatit Bugaraç për të paktën 36 vjet dhe ai nuk do gjë tjetër veçse rikthimin e gjendjes normale.

KOMENTE