English

Koreja e Veriut, ka lëshuar dje raketë balistike mendojnë analistët

Pavarësisht nga paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar, Koreja e Jugut pretendon se Korea e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të gjatë por të maskuar.

Gjithashtu shumë analistë thanë se raketa është një raketë balistike e maskuar, në shkelje të rregulloreve ndërkombëtare.

Pheniani është zotuar që të vazhdojë me hedhjen e raketave, pavarësisht dënimit të gjerë ndërkombëtardhe të një serie të vështirësive teknike.

Koreja e Veriut është ndaluar nga kryerja e ndonjë prove me raketë apo bërthamore nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara të miratuara në vitin 2006 dhe 2009, pas kryerjes së provave bërthamore të pasuksesshme. Një raketë e hedhur në prill gjithashtu përfundoi në dështim.

KOMENTE