English

70 vjetori i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm dje në ceremoninë e 70 vjetorit të Spitalit Universitar Obstetrikë Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Në ceremoninë e festimit të 70 vjetorit të këtij spitali në shërbim të nënës e fëmijës ishin të pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë zoti Vangjel Tavo, drejtori i USAID-it për Shqipërinë, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, si dhe mjekë, infermiere e mami të kësaj qendre.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi punonjësit e obstetri-gjinekologjisë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, të cilët kanë bërë që falë këtij përkushtimi dhe përpjekjes së madhe të sistemit shëndetësor në tërësi, Shqipëria të ketë sot mortalitetin amëtar ndër më të ulëtit në botë dhe të ulë në një shifrorë treguesit e vdekshmërinë foshnjore. “Të dy këta tregues janë kompleks, ndikohen nga një seri faktorësh social, ekonomik, etj., por pa punën tuaj, pa përsosjen e saj, pa përkushtimin tuaj, Shqipëria nuk do të mund të arrinte në këto rezultate të shumëpritura”, u shpreh Kryeministri.

Më pas, Kryeministri Berisha dhe doktor Halim Kosova zbuluan pllakatin e auditorit, i cili që sot do të mbajë emrin “Jani Basho”, në nderim të drejtorit të parë të këtij spitali, si dhe të një ndër emrave më të vjetër të mjekësisë shqiptare.

KOMENTE