Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i fundit europian për 2012. Çfarë u vendos? (VIDEO)
English

Samiti i fundit europian për 2012. Çfarë u vendos? (VIDEO)

Elementët bazë, për të cilat u ra dakord në samitin e Bashkimit Europian ishin fond për bankat e falimentuara
fond solidar për shpëtimin e shteteve në krizë
dhe marrëveshje për reformën e bashkimit monetar.

Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Europian, Jose Barroso, kishin bërë shumë plane për takimin e para-Krishtlindjeve në Bruksel.

Ideja e tyre, thotë Deutsche Welle, ishte të krijonin një fond barazpeshimi financiar, i cili do të thithte të ashtuquajturat “goditje asimetrike”, pra dallimet ekstreme ekonomike mes vendeve të eurozonës. Një sistem ky, i ngjashëm me sistemin e barazpeshimit mes shteteve federale në SHBA dhe qeverisë në Uashington.

Por, plani i dyshes u hodh poshtë, sidomos prej shteteve, që u duhet të paguajnë më tepër në arkat e këtij fondi. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i preu hovin Van Rompuy-t dhe Barrosos me deklaratat pas takimit, se mund të pranonte një fond të vogël Solidariteti, me të cilin të shpërblehen vendet që i reformojnë sistemet e tyre ekonomike dhe sociale sipas direktivave të Europës, por jo një fond barazpeshimi financiar.

Megjithatë, dera e mundësive nuk është mbyllur. Franca, Italia e Spanja - vazhdon Deutsche Welle, - e shohin fondin e vogël të Solidaritetit si një hap të parë. Ky duhet të pasohet më vonë nga hapi i dytë, drejt një sistemi të drejtë kompensimi dhe transferimi brenda bashkimit monetar.

Vitin e ardhshëm do të diskutohet për tema të tilla, si borxhet e vjetra dhe huamarrja e përbashkët për obligacionet në euro, edhe pse kancelarja Merkel dëshiron ta shmangë një gjë të tillë.

Bashkimi i borxhit, siç e kërkon Parlamenti Europian dhe disa vende borxhlie, do të jenë në të ardhmen pjesë e një bashkimi monetar të përsosur, besojnë disa eskperte, por kjo nuk ka për të qenë aspak e lehtë.


1560

KOMENTE