Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria po qeveriset nga kriza, në vend që të qeveriset për të shkuar përtej krizës
English

Shqipëria po qeveriset nga kriza, në vend që të qeveriset për të shkuar përtej krizës

Kryetari i PS Edi Rama duke folur për gjendjen dhe sfidat e ekonomisë shqiptare, tha se kriza shqiptare e ekonomisë nuk është vetëm një pasqyrë e krizës që ka prekur mbarë Europën, por është përkimi i krizës globale me fazën e shterimit të një modeli ekonomik rrënues për Shqipërinë.

Përpara një paneli të përberë nga ekspertë, sipërmarrës, akademike, studiues të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare vendas dhe të huaj si dhe nga emra te njohur në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare, kreu socialist tha se “në vend se të qeveriset për të shkuar përtej krizës, Shqipëria po qeveriset nga kriza duke përjetuar çdo ditë zgjerimin e pasojave të saj”.Fjala e Kreut te opozitës u mbajt gjatë darkës së organizuar pas Konferencës shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen pas”, e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Në fjalën e tij kryetari socialist Edi Rama ka theksuar:
"Nuk është mëkat sigurisht që një i ftuar si unë të komplimentojë ata që e kanë ftuar, por besoj vërtet se kjo konferencë është tejet e dobishme për t’i dhënë jetë këtij debati.
Ambicia ime është që ne ta rilindim frymën e vdekur të debatit për çështjet madhore të zhvillimit. Për drejtimin e vendit. Për rrugën e rimëkëmbjes ekonomike. Për ripërtëritjen shoqërore. Për rivendosjen e demokracisë. Për ribashkimin me Europën.
Kriza e ofron këtë si një mundësi të posaçme për të dalë prej kthetrave të saj.
Unë besoj se nuk është qeveria që e vetme mund ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Është shumë më e madhe kriza sesa fuqia e cilësdo qeveri.
Por jam i bindur se në kushtet e krijuara sot, vetëm qeveria mund t’i rikrijojë premisat për rilindjen e frymës së debatit që i duhet njësoj si drita e syve vendit dhe shoqërisë sonë sot për drejtimin e vendit.
Sepse vetëm qeveria mund ta tërheqë mbrapsht fantazmën e frikës për të folur lirisht që ka kallur brenda gjithë rrathëve shoqëror. Brenda shkollës, universitetit, botës së medias, sipërmarrjes, kulturës e me radhë.
Vetëm qeveria mund ta hapë derën e saj për të ulur në tryezën gjithëpërfshirëse të konsultimit grupet e interesit.
Vetëm qeveria mund ta bëjë transparente vendimmarrjen e saj dhe real informimin e publikut për veprimtarinë e saj.
Kriza e sotme ka prekur të gjithë dhe përfshirë gjithçka. Prandaj për të shkuar përtej krizës qeveria duhet të impenjohet për t’i impenjuar të gjithë dhe për të rishikuar gjithçka."

KOMENTE