Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Omer Satin, biznesmeni turk me aksione në Shqipëri vritet në Stamboll
English

Omer Satin, biznesmeni turk me aksione në Shqipëri vritet në Stamboll

Vritet biznesmeni turk Omer Satin.
Omer Satin, 57 vjeç, është vrarë më katër plumba në makinën e tij, teksa ndodhej afër shtëpisë mbrëmjen e djeshme në Stamboll.
Biznesmeni turk ishte aksioner në Shqipëri në një rafineri nafte dhe zotëronte 40 për qind të aksioneve.

Në vendin e krimit janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa vdekja i është shkaktuar nga një plumb që ka depërtuar në zemër.

Policia sqaron në bazë të dëshmive familjare se rafineria ka dalë me humbje prej dy vjetësh dhe midis tij dhe partnerëve shqiptarë janë krijuar konflikte.

Konfliket ekzistonin prej kohësh me ortakët shqiptarë dhe për këtë arsye kishin nisur edhe disa procese gjyqësore.
Ai ishte i martuar prej pesë vjetësh dhe kishte dy vajza binjake nga kjo martesë dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë.

Sipas mediave turke, Satin është telefonuar nga një miku i tij dhe ka dalë për të takuar këtë të fundit. Policia përmes thirrjeve në telefonin e tij ka identifikuar personin që ë ka telefonuar dhe mësohet se po atë natë telefonuesi anonim ka lënë Turqinë duke u larguar nëpërmjet aeroportit "Ataturk".

KOMENTE