English

Aldrin Dalipi: plan i ri urbanistik, është një njollë e madhe ndërtimi që zhduk gjelbërimin

Një ditë para miratimit në këshillin bashkiak të Tiranës të planit të ri urbanistik si dhe buxhetit të vitit 2013, këshilltarët e majtë në këshillin bashkiak kanë denoncuar faktin se ende nuk i është vënë në dispozicion realizimi i buxhetit aktual, ndaj draftin e 2013 ata e konsiderojnë një mashtrim të madh pasi rriten ndjeshëm shpenzimet e personelit.

Sipas këshilltarëve të majtë plan i ri urbanistik, është një njollë e madhe ndërtimi që zhduk gjelbërimin. Plani i ri urbanistik i është shpërndare anëtarëve vetëm dy ditë para se ai të miratohet në këshill, çka sipas tyre nënkupton se ky veprim është i qëllimshëm për të shmangur debatet dhe diskutimet mbi këtë plan.

KOMENTE