Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taulant Balla: Argita dhe Shkëlzen Berisha nuk i sqaruan shqiptarëve sesi e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore
English

Taulant Balla: Argita dhe Shkëlzen Berisha nuk i sqaruan shqiptarëve sesi e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore

Deputeti socialist Taulant Balla gjatë një dalje për mediat tha se Argita dhe Shkëlzen Berisha nuk i sqaruan shqiptarëve sesi e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore, duke kërcënuar sërish me një tjetër proces gjyqësor. Por, ka theksuar Balla, kjo është një përpjekje e dëshpëruar dhe e kotë për t’i mbyllur gojën opozitës. “E vërteta është se siç e dimë ne dhe mbarë shqiptarët, e di edhe Argita me Shkëlzenin se këto para dhe prona i kanë vënë falë babit që është kryeministri më i korruptuar i këtyre 100 vjetëve shtet shqiptar” është shprehur më tutje Balla gjatë deklaratës së tij. Deputeti socialist deklaroi se ka mbetur shumë pak kohë kur fëmijët e Berishës dhe babai i tyre do përballen me drejtësinë. “Ju ka mbetur edhe shumë, shumë pak kohë, pak muaj, pak javë, pak ditë, deri sa t’Ju duhet të përballeni edhe ju me drejtësinë, me drejtësinë e pavarur, me drejtësinë që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë tonë, jo për babin tuaj”, nënvizoi Balla.

Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën për shtyp të deputetit Taulant Balla:

Jam thellësisht i keqardhur që Argita dhe Shkëlzen Berisha reaguan vetëm duke shpifur për Kryetarin e Partisë Socialisten dhe jo duke sqaruar si e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore. Aq më keq që kërcënuan me një tjetër proces gjyqësor, në vazhdën e gjyqeve që kanë hapur me opozitën, në një përpjekje të dëshpëruar dhe të kotë për të na mbyllur gojën.

Por sot unë do doja t'i kërkoja Argitës dhe Shkëlzenit, që t'u thonë shqiptarëve se si mund të bëhen edhe ata kaq të pasur pa qenë fëmijët e Saliut! Dhe s’do ishte keq që të na tregonin, qoftë Argita, qoftë Shkëlzeni, sa taksa kanë paguar për pasuritë e vëna gjatë një viti, sepse këtë s’kemi mundur ta mësojmë dot, pasi shteti ka frikë të japë informacion për vajzën dhe për djalin e babit Kryeministër.

Meqenëse Argita dhe Shkëlzeni po qahen se ne thjeshtë po komentojmë të çuditur deklaratat e tyre të pasurisë, pse të mos u tregojnë qetësisht shqiptarëve si mund të jepen tërë këto shtëpia me qera e si mund të mblidhen tërë këto para në këto kohë krize, ndërkohë që shqiptarët që s'kanë lidhje me oborrin e babait të tyre vuajnë për bukën e gojës! 42 milionë lekë vetëm qera.

Argita dhe Shkëlzeni i babit, bëjnë mirë t’i lënë kërcënimet, se nëse përmes gjyqeve nuk arritën deri më sot t’i mbyllin gojën opozitës, sigurisht që nuk kanë për t’ia dalë këto 5 muajt e fundit që i kanë mbetur. Por Argita dhe Shkëlzeni i babit, më shumë sesa opozitës, i detyrohen një shpjegim shqiptarëve të thjeshtë.

I detyrohen një shpjegim mësuesve të thjeshtë:

Si ka mundësi që Argita dhe bashkëshorti i saj fitojnë 210 milionë lekë në një vit të vetëm nga mësimdhënia, ndërkohë që mësuesia në këtë vend të qeverisur nga babi i Argitës është kthyer në një profesion të varfër?

Cilat janë bizneset që kanë ndihmuar, apo konsultuar Argita dhe Shkëlzeni?
Cilët janë pronarët e tyre?

A ka patur ndonjë lidhje mes këtyre bizneseve dhe punës që bën babi i Argitës dhe Shkëlzenit?
Pas konsulencës me Argitën dhe Shkëlzenin, a kanë përfituar para publike, licensa apo koncesione të pasurive shtetërore, nga ato që i menaxhon babi Saliu?

Këtë t’u thonë shqiptarëve Argita dhe Shkëlzeni, jo përrallat e tipit: po jam krimbur në para, por të gjitha këto para i kam deklaruar dhe i kam të ligjshme se mi kanë kontrolluar institucionet e babit. E vërteta është se siç e dimë ne dhe mbarë shqiptarët, e di edhe Argita me Shkëlzenin se këto para dhe prona i kanë vënë falë babit që është kryeministri më i korruptuar i këtyre 100 vjetëve shtet shqiptar.

Prandaj o kalamajt e babit ju mund të hapni gjyqe të tjera dhe madje edhe t’i fitoni ato me ushtarët e korruptuar të babit në gjykata, po s’mund ta mbuloni të vërtetën e hidhur të qeverisjes së stërkorruptuar të babit tuaj! Prej të cilës keni përfituar dhe vazhdoni të përfitoni përditë, ndërkohë që ju e dini mirë, se ju ka mbetur edhe shumë, shumë pak kohë, pak muaj, pak javë, pak ditë, deri sa t’Ju duhet të përballeni edhe ju me drejtësinë, me drejtësinë e pavarur, me drejtësinë që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë tonë, jo për babin tuaj.

KOMENTE