Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e biznesmenit turk. Arrestohen vrasësit
English

Vrasja e biznesmenit turk. Arrestohen vrasësit

Si fillim u hodh pista e vrasjes për shqiptarët por pas arrestimit të 4 personave nga ana e policisë turke si organizatorë të vrasjes së biznemenit Omer Satën, njëkohësisht ka hedhur poshtë pistën e Shqipërisë, ku ky biznesmen kishte patur konflikte me ortakët e tij shqiptarë për një rafineri nafte.

Sipas gazetës turke “Hyrijet”, shuma prej rreth 700 mijë eurosh ka qenë dhe shkaku i vrasjes së biznesmenit 57-vjecar. Kjo shumë iu dha Omer Satin nga nje biznesmen në Hungari që t’i mundësonte marrjen e një kredie në Turqi.

Sipas mediave turke përvec kredisë që nuk u mor asnjëherë, Omer Satin shpenzoi 700 mijë eurot dhe nuk ia ktheu shokut të tij që menaxhonte një restorant në Budapest.

Ky i fundit u kthye në Stamboll dhe nëpërmjet 2 miqve të tij gjeti një pistoletë dhe dy vrasës me pagesë të cilëve do t’u jepte 70 mijë euro për të vrarë Omer Satënin.

Sipas gazetave turke policia turke ka ndaluar pranë vendit të ngjarjes H.K., biznesmenin turk që punonte në Hungari dhe më pas ka verifikuar të gjitha telefonatat e tij të bëra ditën e krimit.

Pas hetimeve të bëra policia ka vendosur të arrestojë biznesmenin turk që punonte në Hungari, 2 shokët e tij si dhe njërin prej atentatorëve, të 4 këta kanë marrë përsipër vrasjen e 57-vjecarit Satin, ndërkohë që vrasësi tjetër ka ikur pa lënë asnjë gjurmë në drejtim të paditur.

KOMENTE