Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taulant Balla: që të justifikojë 146 milionë lekët, Argita duhet të japë 22 orë mësim në ditë
English

Taulant Balla: që të justifikojë 146 milionë lekët, Argita duhet të japë 22 orë mësim në ditë

“Jemi duke bërë atë që opozita bën kudo në botën demokratike – dhe nëse fëmijët e Kryeministrit nuk kanë përgjigje, atëherë babi duhet të dorëhiqet siç kanë bërë shumë qeveritarë në Europë e botë”. Kështu ju është përgjigjur deputeti socialist Taulant Balla kërcënimeve që kanë ardhur nga familja biologjike dhe politike e kryeministrit të vendit, pas publikimit të pasurive marramendëse të fëmijëve të tij. “Këtyre ju duket e papranueshme që në vitin e krizës, ne marrim guximin të përllogarisim pasurinë e tyre. Për pasojë, siç e kemi parë prej ditësh, fëmijët e Sali Berishës kërcënojnë publikisht opozitën edhe me gjyqe, ndërsa refuzojnë të tregojnë se nga vijnë milionat e tyre”, ka thënë deputeti Balla gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot paradite. Deputeti i PS ka vijuar edhe sot denoncimin e tij lidhur me pasuritë e fëmijëve të Berishës duke u fokusuar kësaj radhe të përfitimet e jashtëzakonshme nga mësimdhënia të vajzës së kryeministrit.

Nisur nga fakti se vetëm si mësuese, apo pedagoge, vajza e Kryeministrit ka një pagë më shumë se 12 mijë dollarë në muaj, llogaritur kjo për 12 muaj në vit, jo për 9 muaj vit shkollor, Balla ka deklaruar: “Vetëm sipas përllogaritjeve bazuar mbi tarifat normale që paguajnë universitetet private, del se Argita duhet të japë 4867 orë mësim në vit, ose 22 orë në ditë që të justifikojë pagën 146 milionë lekë në vit. Kjo nuk është as akuzë dhe as shpifje, por thjesht një llogari logjike. Llogari që e mohojnë vetëm bllokmenët e rinj blu”. Deputeti i PS ka renditur më pas disa pyetje që kanë lidhje me burimin saktë të këtyre pagesave marramendëse për vajzën e kryeministrit. “Duam të dimë emrat e universiteteve private që paguajnë këto paga marramendëse për vajzën e Kryeministrit dhe bashkëshortin e saj. Sipas çfarë tarifash paguhen këto paga marramendëse? Pse nuk bëni transparencë, sipas ligjit dhe transparencë publike. Kush janë njerëzit që paguajnë për pasurimin tuaj në kurriz të të gjithë shqiptarëve?”, ka theksuar Balla, i cili në mbyllje të deklarimit të tij ka premtuar se transparenca e pasurive te bllokmenëve blu do ta vazhdojë në ditët e ardhshme.

KOMENTE