English

Amerikani në Kabul u vra nga një rreshtere iraniane

Policja që vrau amerikanin në Kabul është një amtare iraniane e cile erdhi në Afganistan dhe shfaqi "sjellje të paqëndrueshme", por nuk njihet për lidhje me militantët, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të martën.

Policja e identifikuar si rreshterja Nargas, qëlloi 49-vjeçarin Joseph Griffin, nga Mansfield, Gjeorgji, të hënën në një kompleks të ruajtur në zemër të Kabulit. Ajo është përballur me Griffin dhe e ka vrarë atë me një plumb pistolete.

DynCorp International tha në faqen e saj se Griffin ishte një veteran i ushtrisë amerikane që më parë ka punuar me agjencitë e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Në Kabul, ai ishte me kontratë, me komandën ushtarake të NATO-s për të këshilluar forcat afgane të policisë.
Këto vrasje janë vazhdim i vrasjeve të brendshme, midis forcave vendase dhe të huaja por që kanë një mision të përbashkët.

KOMENTE