Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Para dhe tetra plegjikët, ndihma ushqimore nda deputetët socialistë të Tiranës
English

Para dhe tetra plegjikët, ndihma ushqimore nda deputetët socialistë të Tiranës

Deputetët e Partisë Socialiste të Tiranës, Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Ledi Shamku, Eduard Shalsi, të kryesuar nga kryetari i kësaj partie për kryeqytetin, Sajmir Tahiri janë takuar dje me anëtarët e shoqatës së para dhe tetra plegjikëve, të cilave u kanë shpërndarë një sasi ndihmash ushqimore me rastin e festave të fundvitit. Deputetët socialistë janë pritur ngrohtë nga para dhe tetraplegjikët, të cilët kanë theksuar se PS është e vetmja forcë politike që i ka mbështetur ata në kërkesat e tyre legjitime.

E para për të përshëndetur pjesëmarrësit e ka marrë fjalën deputetja Eglantina Gjermeni, e cila ka theksuar: “Do të donim që me këto pako simbolike, t’ju jepnim një mesazh urimi, për t’u thënë që jemi pranë jush, për t’ju thënë që të gjithë kemi nevojë të gëzojmë dhe nga ana tjetër për t’ju dhënë mesazhin që mbështetja dhe bashkëpunimi me ju nuk do të përfundojë këtu. Pak kohë më parë ne bëmë një prezantim të programit “Për një Rilindje Shqiptare”, për individët me aftësi të kufizuara dhe në mënyrë të veçantë për paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Aty janë përcaktuar disa angazhime, mes të cilëve më kryesori është shfuqizimi i ligjit, i cili ju pret juve mundësinë për të marrë ndihmë për energjinë elektrike, ndihmë që për ju është jetike. Kryetari i PS-së ka premtuar që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, ky ligj do të shfuqizohet dhe ndihma do ju rikthehet. Ndërkohë që të tjera angazhime konkrete janë marrë prej nesh dhe ju siguroj që jemi të vendosur t’u qëndrojmë deri në fund”.
Më tej e ka marrë fjalën deputeti Eduard Shalsi, cili ka theksuar besimin e PS tek aftësitë e kësaj kategorie sociale, për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë. “Ne si parti besojmë realisht se ju keni një kontribut për t’i dhënë Shqipërisë. Ju keni aftësi për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë dhe për një Rilindje të Shqipërisë. Ndaj do të donim që bashkërisht të nisnim një rrugëtim të ri. Duke ju përshëndetur, duke u gëzuar që ju shoh, shpresojmë që të vazhdojmë së bashku në këtë rrugëtim”, është shprehur Shalsi.
Nga ana e tij kryetari i degës së Tiranës të Shoqatës së paraplegjikëve, Ali Plaka duke falënderuar për ndihmën e dhënë, e ka vënë theksin në faktin skandaloz se paraplegjikët nuk kanë marrë akoma lekët që ju takojnë. “Ju falënderoj për ndihmën që po na jepni, sa do qoftë, për ne është goxha, sepse këta paraplegjikë për këtë vit nuk kanë marrë akoma lekët që ju takojnë me ligj dhe me këto ndihmë që keni prurë ju do të munden të lehtësojnë sado pak gjendjen e tyre dhe të festojnë pak më mirë festën e vitit të ri”, ka thënë Plaka. Ndërsa Mybera Prizreni, presidente e Shoqatës së Paraplegjikëve ka nënvizuar nevojën për një bashkëpunim sa më të mirë për të ndihmuar këtë kategori të shoqërisë. “Mjafton dëshira e mirë për të ndihmuar këtë kategori, që janë shtresat në nevojë, që janë personat më të persekutuar nga ana e shëndetit dhe shpresoj që në të ardhmen do kemi një bashkëpunim goxha të mirë, sepse dua t’ju them që asnjëherë, të gjitha forcat politike, nuk duhet t’i shohin personat me aftësi të kufizuara si persona të sëmurë”, është shprehur Prizreni.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i PS-së së Tiranës, Sajmir Tahiri, i cili i ka garantuar para dhe tertaplegjikët për mbështetjen që do të kenë nga kjo forcë politike si sot në opozitë edhe nesër në qeverisje. “Jemi shpirtërisht me ju sot në opozitë dhe ju garantoj edhe në emër të kryetarit të PS-së, Edi Rama, edhe në emër të kolegëve të tjerë deputetë, se siç jemi sot shpirtërisht me ju në opozitë, pas 23 qershorit të vitit të ardhshëm, kur ne të fitojmë zgjedhjet do jemi akoma më shumë në mbështetjen tuaj, jo vetëm për t’ju gjendur financiarisht, por edhe për t’ju përfshirë si forcë aktive e shoqërisë në qeverisjen e punëve të këtij vendi”, ka deklaruar Sajmir Tahiri.
Më pas të rinjtë socialistë kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave të cilat konsistonin kryesisht në mallra ushqimore të shportës bazë si dhe pije freskuese. Shpërndarja u bë në bazë të listave të shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve dhe prej tyre përfituan 200 anëtarë të kësaj shoqate.

KOMENTE