Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha i drejtohet LDGSH: antidodi më i mirë është emërimi i grave dhe vajzave në postet më kyçe, Korruptohen më pak
English

Berisha i drejtohet LDGSH: antidodi më i mirë është emërimi i grave dhe vajzave në postet më kyçe, Korruptohen më pak

Gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare kanë zgjedhur mbrëmjen e djeshme për të festuar dhe uruar njëra-tjetrën për Vitin e Ri që po vjen. Kësaj feste dhe këtij urimi i është bashkuar edhe kryeministri Berisha, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha, ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat demokrate dhe ato në mbarë Shqipërinë për Vitin e Ri 2013. Të pranishme ishin dhe Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli, Kryetarja e LDGSH zonja Albana Vokshi, si dhe drejtuese dhe anëtare të tjera të LDGSH.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryeministri Berisha ka vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre, të cilat me përkushtim dhe seriozitet kanë bërë gjithçka për fitoren e Partisë Demokratike gjatë këtyre 22 viteve. Kryeministri u shprehh se, të gjitha fushatat elektorale të fituara nga Partia Demokratike janë fituar para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e madhe e të rinjve dhe grave të Shqipërisë. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që në të gjitha reformat e mëdha të kryera në këto vite, ai ka patur fatin të ketë bashkëpunëtore të shkëlqyera, të cilat me përkushtim, me ndershmëri dhe mençuri japin dhe kanë dhënë një kontribut madhor në reformat transformuese të vendit.

Gjithashtu kryeministri ka kërkuar nga gratë dhe vajzat, që të vazhdojnë të mbështesin dhe të punojnë për Partinë Demokratike, pasi tashmë vendi ka hyrë në një fushatë elektorale dhe se Partia Demokratike në këto zgjedhje shkon si një forcë politike me arritje, të cilat kurrë ndonjëherë nuk do ishin imagjinuar më parë. Kryeministri Berisha ka kërkuar që të punohet fort me çdo vote duke trokitur në çdo shtëpi, portë dhe zemër të çdo zgjedhësi, për të shënuar në zgjedhjet e ardhshme fitoren e sigurtë.

KOMENTE